Religjioni: Kush beson sëmuret më pak dhe jeton më mirë

Një studim shpjegon pse besimi në një fe i bën disa njerëz më elastikë në kohët e stresit dhe në sfidat e reja të punës duke i mbajtur të...

Një studim shpjegon pse besimi në një fe i bën disa njerëz më elastikë në kohët e stresit dhe në sfidat e reja të punës duke i mbajtur të shëndetshëm dhe jetëgjatë

Personat religjiozë sëmuren më pak dhe i jetojnë më mirë momentet e ankthit dhe të stresit që mund të krijohen edhe në vendin e punës, sepse spiritualiteti ofron një “jastëk” kundër tensioneve të jetës së përditshme, ashtu siç shkruanTelegraph, duke cituar një studim të psikologëve të “Health and Safety Laboratory” në Stockpor në Britani. Studimi u krye te një grup punonjësish i udhëhequr nga psikologia Roxane Gervais. Rezultatet treguan se njerëzit që ndiqnin parimet e një feje shfaqin nivele të ulëta të ankthit, depresionit dhe madje edhe të lodhjes. Njerëzit që morën pjesë në këtë hulumtim argumentojnë se pjesëmarrja në mënyrë aktive në shërbimet fetare i bën ata të ndihen më mirë dhe më në paqe me veten e tyre.Telegraph raporton se rezultatet e plota të studimit do të paraqiten në takimin vjetor të Shoqërisë Britanike Psikologjike në Brighton.
Njerëzit që besojnë në Zot…
Rreth ditëlindjes së 58-të njerëzit gjithnjë e më shumë i kthehen anës religjioze të jetës, sepse bëhen të vetëdijshëm për vdekshmërinë dhe dëshirojnë të gjejnë idealet që ua ofrojnë kuptimin dhe ngushëllimin e nevojshëm. Më pak se 23 për qind e njerëzve më të rinj se 27 vjet besojnë fuqishëm në Zot, ndërsa në mesin e atyre më të moshuar se 68 vjeç, 43 për qind e tyre janë besimtarë të fortë. Këtë gjë e ka vërtetuar studimi i Qendrës Nacionale Amerikane për hulumtim të opinionit. Hulumtimi ka grumbulluar të dhënat prej 30 vendeve të ndryshme, duke përfshirë Australinë, Europën, Amerikën Jugore, SHBA-në, Zelandën e Re, Filipinet, Japoninë dhe Izraelin. Njerëzit më religjiozë janë ata më të moshuar, ndërsa shumë prej tyre që nuk kanë qenë religjiozë gjatë tërë jetës, në pleqëri kanë gjetur diçka në të cilën besojnë, shkruan Reuters. “Duke vëzhguar dallimet në bindjet fetare sipas grupmoshave, ndryshimi më i madh paraqitet rreth vitit të 58-të të jetës. Atëherë njerëzit bëhen më të vetëdijshëm për vdekshmërinë e vet dhe kërkojnë më shumë ideale që u japin kuptim dhe ngushëllim”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Tom Smith. Gjatë dy dekadave të fundit, numri i besimtarëve në mënyrë të moderuar është reduktuar në shumicën e vendeve, ndërsa përjashtim përbëjnë Izraeli, Sllovenia dhe Rusia ku ka gjithnjë e më shumë besimtarë. Besimi fetar është ende më i forti në vendet katolike, edhe pse edhe atje ka gjithnjë e më shumë ateistë, kanë deklaruar hulumtuesit.
Njerëzit inteligjentë, më pak besimtarë
Njerëzit më inteligjentë janë më të prirur për të mos besuar në Zot.
Profesori Riçard Lin, profesor nderi i psikologjisë në Universitetin e Ulsterit thotë se shumë më shumë anëtarë të “elitës intelektuale” e konsiderojnë veten si ateistë sesa mesatarja kombëtare. Një rënie në ndjekjet e zakoneve fetare gjatë shekullit të fundit, ishte lidhur drejtpërdrejt me një rritje në mesataren e inteligjencës, pretendon ai. Por konkluzionet, në një artikull për gazetën akademike të inteligjencës janë damkosur si “semplist” nga kritikët. Profesori Lin, që ka provokuar mosmarrëveshjen në të kaluarën me kërkime që lidhin inteligjencën me racën dhe seksin, thotë se akademikët e universitetit, ka të ngjarë të besojnë më pak në Zot, se çdokush tjetër. Një studim i Shoqatës Mbretërore (Royal Society) gjeti se vetëm 3.3 për qind besojnë në Zot, në një kohë kur 68.5 për qind e popullsisë së përgjithshme në UK, e përshkruan veten si besimtare. Një anketë e ndarë, në 90′-n gjeti se vetëm 7 për qind e anëtarëve të Akademisë Kombëtare të Shkencës në Amerikë besonte në Zot. Profesor Lin thotë se shumica e fëmijëve në shkollën fillore besojnë në Zot, por kur futen në moshë të adoleshencës – dhe inteligjenca u rritet – shumë prej tyre nisin të kenë dyshime. Ai i tha revistës së arsimit Time Higher: “Pse duhet që më pak akademikë të besojnë në Zot sesa populli i përgjithshëm? Unë besoj që është thjesht një çështje e IQ. Akademikët kanë një IQ më të lartë se populli i përgjithshëm. Disa studime anketash  tregojnë se ata njerëz me IQ më të lartë, nuk besojnë në Zot. “Ai tha se besimi fetar ka rënë përmes 137 kombeve të zhvilluara në shekullin e 20′të, në të njëjtën kohë që populli është bërë më inteligjent. Por, profesor Gordon Linch, drejtor në qendrën për fe dhe shoqëri bashkëkohore në kolegjin Bërkbek, në Londër, thotë se dështoi të merrte parasysh disa shtrirje të ndërlikuara të faktorëve socialë-ekonomikë dhe historikë. “Të lidhësh besimin fetar dhe inteligjencën në këtë mënyrë, mund të reflektojë një tendencë të rrezikshme. Të zhvillosh karakterizimin “semplist” të fesë si primitiv (ndërkohë qe ne po mundohemi të merremi me çështje komplekse të fesë dhe pluralizmit kulturor) mbase nuk është përgjigje e dobishme”, thotë ai.

Related

Religjionet 8724037958988347808

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item