Të lidhmet e Pashkëve (në krahinën e Rekës së Epëme-Maqedoni)

Shkruan: Eddibe Selimi-Osmani   (Ceremoni rituale  me vezë  Hamkatë) Të lidhmet e Pashkëve  në krahinën  e Rekës së Epëme- Maq...

Shkruan: Eddibe Selimi-Osmani
 

(Ceremoni rituale  me vezë Hamkatë)

Të lidhmet e Pashkëve në krahinën  e Rekës së Epëme- Maqedoni, është ditë e diel dhe java kur fillojnë të mbahen kreshmët  para Pashkëve. Çdo familje ortodoke e kësaj krahine  për secilin anëtarë të familjes zien nga një kokërr vezë. Për të bërë  ritualin ziejnë një vezë më tepër që vendasit e quajnë Hamkatë . Para se të zihen vezët herët,pa lindur dielli , i nxirren nën strehë të shtëpisë që tu bjerë dielli. Nga ky moment ato quhen voe dielli. Pasi zihen vezët, hamkata shpohet me gjilpërë dhe lidhet me penj  të bardhë e të fortë,nga e merr edhe kremtja emrin Të lidhmet.  Ndërsa e zonja e shtëpisë ësht duke bërë nyje, njëri nga anëtarët e familje e pyet :-Çka lidhish ajo i përgjigjet:- Lidhi gojën e  Jovankës, t ‘Damjanit, lidhi gojën e Sotirit. Duke përmendur emrin e secilit ose secilës që mendon se e ka  armik shtëpie, bën nyje ( lidh penin). Mendohet se emërtimi i kësaj të kremteje e merr emrin të Të lidhmet” nga ky veprim. Amvisa nuk haron të bëjë nyje të lidh penin e Hamkatës,duke përmendur edhe kafshët e egra që mund tu shkaktojnë dëme gjatë vitit anëtarëve të familjes ose kafshëve shtëpiake.Ajo pëshpëritën.“Lidhi gojën e arushës,lidhi gojën e zhapnit,bollës...
Hamkata varet për verigën e zjarrit. Vitet e fundit   vatrat në shumë fshatra nuk përdoren më dhe hamkata varet te llapa elektrike, ose për shkopi. Në ceremonialin ritual të hamkatës fillojnë të veprojnë meshkujt e familjes,zakonisht  babai me djalin. Hamkata vendoset në gojë dhe i fryhet me sa fuqi që  të ketë. Hamkata luhatet dhe djali në anën e kundërt  e pret gojëhapur.  Vazhdohet kështu deri sa të mund ta  presë në gojë njëri nga personat.Pastaj vazhdojnë nëna me vajzën dhe gjithë anëtarët e familjes dy e nga dy, deri sa të këputet peri.Gjatë këtij rituali anëtarët e familjes  qeshin dhe argëtohen,kurse vezët e ziera pasi këputet  hamkata hahen. Hamkata nuk hahet ; ajo  bashkë me lëvozhgët e vezëve hidhet te burimi i fshatit, me besim se  në të ardhmen do të shtohen shpezët.     
Të  rinjtë dhe të rejat këtë ditë vizitojnë të moshuarit, babain,nënën vjehrrin,vjehrrën duke “bërë hallokmë “.( Kështu e quajnë kutinë e llokumit) ose ndonjë ëmbëlsirë që e marrin me vete kur shkojnë në vizitë. Para se të largohen nga shtëpia ku kanë bërë vizitën,ata përshëndesin duke thënë:” Hallokmë”, Me shpresë se do të ju falen gabimet e bëra gjatë vitit, ndërsa më të moshuarit i falënderojnë duke iu përgjigjur  “T’u bëftë shëndet!”.
Gjatë ditës të rinjtë dhe të rejat e çdo fshati ortodoks të kësaj treve, bëjnë në çdo lagje  ,në një vend të ngritur,nga një stivë me kashtë thekre, elbi,tërshëre   a gruri      .  Në këtë mbrëmje marrin pjesë të gjithë fshatarët pa dallim feje dhe  moshe. Fshatarët përpiqen kush e kush ta ngrejë flakën sa më shumë. Ndezja e  këtyre zjarreve ka karakter gare.
Kur flaka fillon të zvoglohet,pjesëmarrësit  vallëzojnë rreth këtyre zjarreve . Gjatë bisedës me fshatarët për këtë ceremoni rituale të zjarreve, ata nuk  thonë “Do të ndezim zjarr”, por” De ndezim bubullinë”. Gëzim të madh ndjejnë edhe fëmijët. Të moshuarit i përlyejnë fëmijët me thëngjill në fytyrë,këta hedhin valle duke iu sjellë rreth zjarrit. Është për t u theksuar se këto zjarre ndizen kryesisht me kashtë, element që i lidh këto rituale me jetën agrare. Nga zjarri që ndizet nëpër lagje, merret prrush dhe gjithkush e përtrin zjarrin në oborrin e shtëpisë së vet. Sipas  gojëdhënave që shënuam në terren, zjarri rri ndezur gjithë natën për shpirtërat e të vdekurve.
Elementi  diellor solar e plotëson edhe mënyra e të manifestuarit të këtyre  ceremonive. Kështu,në mënyrë simbolike-imitative, duke iu sjellur zjarrit në valle përreth, imitohet rruga e diellit në horizont. Fjala është për ritualet me zjarret e solsticit të verës.[1] Dr. Ukë Xhemaj,Zjarri në besimet popullore shqiptare,vepra   Shtresime kulturore,Prishtinë 2005,faq.57-87.
Mitologjia shqiptare,së cilës i duhen  shtuar shtresimet e mëvonshme të feve(katolike,ortodokse,islame) ruan gjurmët e lashta të besimit popullor pagan lidhur me prejardhjen e zjarrit dhe veprimet me të. Këtë e dëshmon së pari, besimi në fuqinë e tij purifikuese /spastruese/, të cilën njerëzit donin ta arrinin me shumë lloj veprimesh e ceremonish rituale e magjike të rastit apo kalendarike.[2]Rrok Zojzi,Buletini i Institutit të Shkencave,Tiranë, nr.1, faq.65.

Pjesë nga vepra : Rite e besime popullore në viset e Tetovës dhe të Gostivarit, Shkup 1997,faq.50-51,autore  Edibe Selimi-Osmani.
Ceremonitë rituale u shënuan gjatë ekspeditave të bëra 1995-1997.

Related

Kultura 4476087415879356730

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item