Pesë rregulla të arta për të jetuar pa keqardhje mbi të kaluarën

Më shumë se 30 për qind e njerëzve do të donin të jetonin përgjithmonë midis moshës 30 dhe 40 vjeç! Me fjalë të tjera, kjo do të t...


Më shumë se 30 për qind e njerëzve do të donin të jetonin përgjithmonë midis moshës 30 dhe 40 vjeç!

Me fjalë të tjera, kjo do të thotë të ndalosh akrepat e kohës në atë që perceptohet si mosha më e mirë në të cilën ndihesh i fortë, i pavarur ekonomikisht, i rrethuar nga njerëzit më të dashur dhe me shumë projekte për të ardhmen. Këtë e thotë një sondazh i kryer nga “Barabino & Partners”, me rastin e daljes së librit “Trëndafilat që nuk mbledh”, i psikologes italiane Gianna Schelotto (Mondadori). “Titullin ‘ia vodha’ një poezie të Guido Gozzano”, shpjegon autorja e librit. “Ishte perfekt për të përballuar temën e keqardhjes. Ndonjëherë, duke menduar për të kaluarën, jemi të bindur se nuk kemi mbledhur rastet. Por ato kujtime nostalgjike mund të transformohen në një ‘kafaz’ që na largon nga e tashmja”.

Thoni “jo” mendimeve të fiksuara të së shkuarës

Edhe Gianna Schelotto tregon se ka një moshë të artë: “Mosha 30-vjeçare. Nuk kam pendesa, por ajo ka qenë epoka e entuziazmit për mijëra projekte stimuluese. Është pak a shumë si të zgjedhësh për pushimet: nëse jeni ndier shumë mirë në një vend, është normale të dëshironi të ktheheni”. E rëndësishme është që të mos fiksoheni pas së shkuarës, përndryshe do të transformoheni në një “zog” budalla, në një albatros havaian, që kur ulet, e kthen kokën mbrapa dhe kështu shpesh përfundon në përplasje! Gabimi është që të mundoheni për diçka që nuk ka ekzistuar apo që nuk ka qenë e tillë: përveçse është një torturë, mund të bëhet edhe një lloj alibie për të justifikuar zhgënjimet dhe dështimet e së shkuarës. Nëse ndodh, duhet të jetë një kambanë alarmi”, thotë ekspertja. “Sepse kjo do të thotë të jeni të pakënaqur me jetën aktuale dhe se nuk keni shumë besim në vetvete për ta ndryshuar.”

Nuk është e vërtetë se sot jemi më keq

Për fat të keq, shpesh, kujtesa na fut në një kurth, sepse të gjithë ne kemi tendencën t’i zbukurojmë kujtimet. “Ne priremi të kemi nostalgji edhe për periudhat më pak të lumtura të historisë sonë”, shpjegon gazetari italian, Aldo Cazzullo, në librin e tij të fundit “Mos qani më”! Nëse për një moment do të mendoni të shkuarën, është e sigurt se çdo njëri prej jush tashmë ka më shumë të mira në jetën e tij, në çfarëdolloj aspekti! Ndaj mundohuni të jeni më me këmbë në tokë për të jetuar të tashmen!

Shndërrojeni të kaluarën në një burim

Çfarë duhet të bëni me historinë që keni “mbi shpatulla”? “Nuk duhet ta fshini, por ta përdorni si një trampolinë”, sugjeron Gianna Schelotto. “Unë përdor një ushtrim që më vjen në mënyrë të natyrshme në momentet kritike, kur vihem përballë një sfide apo ndonjë vështirësie. Mundohuni të ktheheni me mendje në periudhat e errëta të asaj kohe dhe kujtohuni se si ia keni dalë: nëse ia keni dalë për bukuri, atëherë mund ta bëni përsëri!” Kështu e kaluara do të kthehet në një burim.

Jepuni vlerë “rrënjëve” tuaja

“Është e rëndësishme që të dini se nga vini, të keni në mendje historinë e familjes suaj, atë të vendit në të cilin jeni rritur”, shpjegon Aldo Cazzullo. “Unë kujtoj gjithçka dhe jam gjithmonë kurioz për historitë e vjetra të prindërve të mi, por jo nostalgjik. Këtë e demonstron fakti që nuk kam mbajtur asgjë nga fotot që më kanë bërë me personazhet që kam intervistuar apo objekte të tjera të lidhura me udhëtimet e punës.”

Qëndroni gjithmonë në kontakt me të rinjtë

Sjellja e duhur, pra, është ajo që të bindni memorien për të kaluarën, si dhe dëshirën për të shikuar të shkuarën. Për të arritur këtë ekziston një zgjidhje e thjeshtë: qëndroni në kontakt me më të rinjtë. “Mund të jenë fëmijët tuaj ose ata të miqve, të cilët medoemos ju japin gëzim dhe shumë besim në të ardhmen”, thotë Cazzullo.(Shqip)

Related

Psikologji 456345992230149501

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item