Mori 10 mijë kërcënime me vdekje, reporteri tërhiqet nga Turqia

Revista gjermane “Der Spiegel” ka tërhequr reporterin e saj nga Turqia, Hasnain Kazim, pasi mori kërcënime me vdekje, për shkak të nj...

Revista gjermane “Der Spiegel” ka tërhequr reporterin e saj nga Turqia, Hasnain Kazim, pasi mori kërcënime me vdekje, për shkak të një raporti, pas katastrofës në Soma, javën e shkuar, raportoi media gjermane më 20 maj.

Titulli i raportit citonte reagimin e një minatori në Soma, i cili tha, “Vafsh në djall, Erdogan”, që nxiti zemërimin e mbështetësve të qeverisë turke.
Në mënyrë të vazhdueshme, Kazim ka marrë 10 mijë kërcënime me e-mail, Facebook dhe Twitter.
Në njërin prej mesazheve, dikush e ka kërcënuar, se “do t’i priste zverkun”, raporton Shekulli.
Kryeredaktori i revistës gjermane tha për të përditshmen “Zeit” se e kishte marrë vendimin, duke konsideruar sigurinë e reporterit si më të rëndësishme sesa mbulimi i lajmeve në Turqi.
Ndërsa Kazim theksoi se shumica e llogarive në Twitter, prej nga kanë ardhur kërcënimet, nuk kishin ndjekës, duke shtuar se besonte se ishte vënë në shënjestër në kuadër të një fushate të organizuar “mashtruesish” në Twitter.
Shpërthimi në minierën në Soma mori jetën e 301 punëtorëve, duke krijuar një debat publik lidhur me përgjegjshmërinë e qeverisë për mungesën e legjislacionit për sigurinë në punë. /Telegrafi/

Related

Media 7758285952258969192

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item