Intelektualët pyesin: Ku janë Ahmeti e Gruevski për ta qetësuar popullatën?

Arta Tahiri Biljana Stavrova foto nga protestat: Robert Atanasovski Liderët e skenë politike shqiptare janë të heshtur pas n...

Arta Tahiri
Biljana Stavrova


foto nga protestat: Robert Atanasovski

Liderët e skenë politike shqiptare janë të heshtur pas ngjarjeve dramatike në komunënGjorçe Petrov të Shkupit. Dënime dhe thirrje për uljen e gjakrave vijnë vetëm nga pushteti lokal nga komuna fqinje- Saraj dhe nga intelektualët.
Asnjëri nga liderët e partive politike shqiptare nuk u deklaruar në opinion rreth ngjarjeve dhe tensioneve në komunën Gjorçe Petrov të Shkupit. Deri tani nuk është dënuar vrasja e të riut Petkovski, por as demolimet e dyqaneve dhe pronave të qytetarëve të pafajshëm. Përjashtim bën Bekim Murati, kryetar i komunës së Sarajit, i cili menjëherë pas ngjarjes tragjike deklaroi se Këshilli dhe vetë ai si kryetar komune, e dënon vrasjen e të riut Angell PetkovskiMurati kërkoi nga institucionet t’i ndërmarrin të gjitha masat për parandalimin e rasteve të këtilla, të cilat e vështirësojnë situatën dhe i rrisin tensionet etnike.
Bekim Murati, kryetar i komunës së Sarajit
Bekim Murati, kryetar i komunës së Sarajit
„I është bërë thirrje institucioneve të kontribuojnë që të mos përsëritet ky akt i dhunës. Ne jemi të shqetësuar për demolimin e pronës së qytetarëve të pafajshëm, të cilat janë djegur dhe janë thyer nga persona të papërgjegjshëm, por gjithashtu kanë penguar edhe lëvizjen e lirë të mijëra qytetarëve, ndërsa kanë keqtrajtuar edhe shumë qytetarë të pafajshëm”, theksoi Murati.
Komuna e Sarajit kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) që t’i ndërmarrë të gjitha hapat konkretë për gjetjen e autorëve të shkatërrimit të pronave. Qytetarëve u bëri thirrje që të përmbahen nga aktivitetet të cilat bien ndesh me ligjin dhe të cilat prodhojnë dhunë.

Intelektualët kërkojnë përgjegjësi nga politikanët dhe institucionet

Albert Hani, aktivist qytetar deklaroi se situata është reflektim i kontekstit, apo ngjarjeve të cilat ndodhin tanimë një kohë të gjatë.
“Kjo situatë reflektohet përmes incidenteve të dhunshme, herë pas here, si sinjal i cili tregon se institucionet përkatëse duhet më seriozisht të merren me menaxhimin e konflikteve me një senzibilitet më të madh.  Gjithashtu, situata tregon qartë dështimin e institucioneve qeveritare dhe joqeveritare, përkatësisht Kuvendit, Qeverisë, Gjyqësorit, Policisë, e veçanërisht sektorit civil, i cili duhet të ndërmarrë hapa më inkurajues në drejtim të promovimit të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe ndërtimit të besimit të ndërsjellë”,shprehet Hani.
Zekirija Ibrahimi
Zekirija Ibrahimi
Nga ana tjetër Zeqirija Ibrahimi, punonjës shkencor në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH) konsideron se elita politike duhet të jetë më e përgjegjshme sa i përket situatës së krijuar. Ai u bëri thirrje edhe liderëve fetarë që të përfshihen në uljen e tensioneve, sepse vetëm atëherë mund të prisnim të mbisundonte arsyeja.
“Sikur të ishim shtet normal, së pari deputetët e zonës së Gjorçe Petrovit bashkërisht do të shkonin te familja e Angellit të vrarë, të shprehin ngushëllime, ta dënojnë incidentin dhe të marrin pjesë në varrim. Së dyti liderët e partive shqiptare, Ali Ahmetidhe Menduh Thaçi, do ta dënonin incidentin dhe t’i shprehnin ngushëllime familjes sëAngellit. Së treti, kryetari i Komunës së Sarajit, pasi të ishte vëllazëruar më parë meKomunën e Gjorçe Petrovit, duhej ta kishte vizituar familjen e Angellit dhe bashkërisht të merrnin pjesë në varrim. Së katërti, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), i shoqëruar nga kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM), duhej ta kishin vizituar familjen e Angellit, ta dënonin incidentin dhe të merrnin pjesë në varrim. Së pesti, shoqëria civile shqiptare dhe maqedonase duhej ta dënonin incidentin dhe të merrnin pjesë në dhimbjen e familjes së viktimës. Dhe së gjashti, mediat duhej të informonin pa tifozeri etnike”, thekson Ibrahimi.
Qëndrim të ngjashëm përmes Facebook-ut shprehu edhe ish ambasadori i Shqipërisënë Shkup Arben Çejku. Ai theksoi se tensionet me skena dhune në Shkup që pasuan vdekjen e të riut maqedonas, në rrethana që duhen hetuar, duhet të vihen nën kontrollin e menjëhershëm të shtetit për t’i lënë mundësi drejtësisë ta thotë fjalën e vet në institucione dhe jo në rrugë!
“Lidershipi politik maqedonas por edhe ai shqiptar duhet të përfshihet urgjent në uljen e tensioneve duke mos e lënë këtë ta zgjidhin institucionet fetare. Ata që ishin para pak ditëve nëpër mitingje duke kërkuar besimin e popullit duhet të mos harrojnë obligimet e tyre dhe të gjenden aty ku populli sot ka nevojë për fjalën dhe praninë e tyre”, konsideron Çejku.
Ai përkujton vrasjen  në Gostivar në vitin 2012, kur u vranë dy të rinj shqiptarë të pafajshëm, dhe kur siç thekson askush nga familjet shqiptare, sado të prekura nga dhimbja nuk agresuan fqinjët e tyre maqedonas, por pritën që drejtësia të veprojë.
“Shqiptarët në Maqedoni nuk janë një popull jetim, prandaj duhet të garantohet një proces i drejtë dhe i besueshëm gjyqësor për të akuzuarin si vrasës si dhe duhet siguruar liria e lëvizjes dhe jetës normale për shqiptarët e tjerë, të cilët duan të jetojnë në një shtet ku gjithkush është i barabartë para ligjit dhe respekton institucionet e shtetit të vet”, konstaton Çejku.

QMBN: Situata është e qëndrueshme, por e brishtë, pa kapacitet për përshkallëzim

Vlerësimi i përgjithshëm, pas ngjarjeve të fundit në lagjen e Shkupit, Gjorçe Petrov, sipas njeriut të parë të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar(QMBN)Aleksandar Kërzhallovski është se gjendja paraqitet stabël, por e brishtë.

Aleksandar Kerzhalovski
Aleksandar Kerzhalovski
Marrëdhëniet shumëetnike, pas konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni u stabilizuan dhe u përmirësuan, por, disa çështje mbetën të paadresuara, si arsimi, shumëgjuhësia e të ngjashme. Veçanërisht në komunitetet shumëetnike, siç është lagja e Shkupit, Gjorçe Petrov, gjithnjë në sipërfaqe i hedhin marrëdhëniet dhe tensionet ndëretnike, por pa kapacitet për tu përshkallëzuar, veçanërisht pas përvojës që Maqedonia kishte nga konflikti në vitin 2001”, thotë Kërzhallovski në deklaratë për “Inbox7”.
Ai theksoi se ngjarjet e veçanta, duhet të trajtohen si të tilla, që të mos identifikohet me to një komunitet i tërë, vetëm për shkak të përkatësisë ndaj njërit komunitet etnik.
Domethënë popullata duhet të abstenojë nga veprimet e dhunshme. Nevojitet që rastet e këtilla të zgjidhen përmes sistemit të institucioneve. Me dënim duhet të demonstrohet se nuk ka tolerancë ndaj ndodhive të këtilla. Për shembull, për rastin e Liqenit tëSmillkovcit ende nuk ka vendim gjyqësor”, thotë njeriu i parë i QMBN-së.

Sipas tij, është e nevojshme, që të punohet për nxitjen e bashkëpunimit midis komuniteteve dhe të ketë më shumë mundësi për integrim, para së gjithash në shkolla.
Tek ne ndodh e kundërta dhe nuk kontribuohet drejt ndërtimit të hegjemonisë në shoqëri. Lehtë është të jesh i fuqishëm në komunitetin tënd, por kur në punë ose në shkollë takohen me pjesëtarë të entiteteve tjera, shumë shpejt vijnë deri tek konflikti. Mungesa e mundësive për integrim krijon botë paralele. Për shembull, pse fëmijët në shkolla, si gjuhë të dytë të mos mësojnë ndonjërën nga gjuhët e komuniteteve më të vogla etnike: shqipen, turqishten, bullgarishten, por mësojnë gjermanisht ose anglisht”, thotë ai.

Zmijanac: Të rinjtë identifikohen me djalin e vrarë dhe frikësohen për fatin e vet

Dragi-Zmijanac
Dragi Zmijanac
Dragi Zmijanac, drejtor dhe themelues i Ambasadës së Parë të Fëmijëve në botë, “Megjashi”, konsideron se për shkak se bëhet fjalë për vrasjen e një djali të ri, është e kuptueshme që një numër i madh i demonstruesve janë njerëz të rinj, adoleshentë, të cilët janë të mllefosur, ndaj asaj që po ndodh dhe të cilët dëshirojnë të shprehin revoltën e tyre.
Ata identifikohen me këtë ri, që ishte viktimë dhe bashkëndjejnë me të, por edhe frikësohen për veten dhe të ardhmen e tyre, që të jetojnë në mjedis, ku mund të vihen në pikëpyetje jeta dhe siguria e tyre. Por ajo, nëse është shprehje e frikës në vetvete, është edhe frikë për moshatarët e tyre dhe ardhmërinë. Pa dallim se ka qenë anëtarë të grupeve të tifozëve ose vetëm spontanisht janë mbledhur përmes rrjeteve sociale, të rinjtë kanë të drejtë demokratike për bashkim, kanë lirinë e shprehjes së mendimit dhe mund të kërkojnë mbrojtje nga shteti, para se të ndodh më e keqja. Njerëzit e rinj, kanë të drejtë të shprehin revoltë dhe brengosje për sigurinë e tyre pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, religjioze ose përkatësi tjetër”, sqaron Zmijanac për protestat në Gjorçe Petrov, në të cilat morën pjesë edhe adoleshentë 15 vjeçar.
Sipas tij, është tjetër çështje, se si dhe në çfarë mënyre, e shprehin revoltën dhe mllefin lidhur me brengosjen dhe rrezikun e jetës së tyre, por edhe pronës nga banda kriminale dhe kriminelë, që cenojnë jetën e qytetarëve të pafajshëm, të cilët janë viktima, jo vetëm të kriminelëve, por edhe mbrojtjes jofunksionale të jetës së rinjve.
Prej aty është edhe mllefi, i cili, pasi të paraqitet është shumë vështirë të artikulohet dhe në vend, që të demonstrohet përmes institucioneve të shtetit, të cilat, janë të detyruara, ta parandalojnë dhunën, i njëjti orientohet ndaj njerëzve dhe pronat e grupit tjetër etnik, të cilët bëhen viktimë potenciale për shkak të kriminelëve më radhët e tij,”, konsideronZmijanac.
Ai konsideron se zgjidhja, nuk është tek përgjigja e dhunës me dhunë, por parandalimi i dhunës dhe orientimi i policisë, që krimin ta vë nën kontroll dhe të realizojë programe parandaluese me të rinjtë, që kanë filluar me aktivitete kriminale.

FAR: Të ndërpritet dhuna!

Forumi Arsimor Rinor (FAR), e dënoi vrasjen e të riut Angell Petkovski, që ndodhi në lagjen Gjorçe Petrov dhe bashkëndjen me familjen e tij, familjarët dhe miqtë. “Akti i këtillë i dhunës, domosdoshmërish nuk duhet të tolerohet dhe fajtorët duhet të fajtorët në mënyrë përkatëse të dënohen përmes procesit gjyqësor”, konsideron Marjan Zebraçanac nga Forumi Arsimor Rinor.
Nga kjo organizatë bëjnë thirrje që të mbisundojë arsyeja, të veprohet me këndellje dhe të qetësohen tensionet dhe dhuna, që në mënyrë plotësuese, u përshkallëzuan në Gjorçe Petrov. Ky forum kërkon që të rinjtë të mos i perceptojnë dallimet ndëretnike si shkak për vrasjen dhe të mos përgjigjen me dhunë ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe pronave të tyre. Andaj, nisur nga kjo, i bëjnë thirrje forcave policore, të përmbahen nga dhuna ndaj të rinjve dhe të sigurojnë teren të qetë, pa sjellje brutale, me qëllim, që të mos shkaktohen tensione plotësuese.
Zebraçanec thirrjen më të fuqishme e drejtoi ndaj bartësve të vendimeve në Rëpublikën e Maqedonisë. “Kërkojmë reagim urgjent dhe thirrje për paqe nga liderët e të gjitha partive politike dhe bartësit e funksioneve në institucione: kryeministri dhe presidenti i shtetit.. Heshtja nga institucionet shpie drejt qëndrimeve të ndryshme dhe spekulimeve në publik, prandaj është i domosdoshëm reagim i qartë dhe publik, thonë në Forumin Arsimor Rinor.

Komiteti i Helsinkit: Propaganda nacionaliste sjellë vetëm qëllime afatshkurtra politike

Pajtimi nuk do të ndodh përderisa bartësit e funksioneve publike, pa dallim, të përkatësisë së tyre etnike, refuzojnë së bashku të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe vazhdojnë me propagandën nacionaliste, e cila rezulton vetëm me arritjen e qëllimeve afatshkurtra politike”, konsideron Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (KHDNJ).
Komiteti i Helisnkit shpreh brengosje serioze për përshkallëzimin e urrejtjes mbi baza etnike, si pasojë e vrasjes së të riut Angell Petkovski.
Gjatë dy viteve të kaluara, Komiteti vazhdimisht bën thirrje, që dhuna midis të rinjve dhe urrejtja shkallëzohen dhe nuk vërehen tendenca të rënies. Përkundrazi, numri i incidenteve, dhunës dhe lëndimeve trupore midis të rinjve nga komuniteti shqiptar dhe maqedonas është në rritje”, thuhet në komunikatën e Komitetit të Helsinkit.
Komiteti i Helsinkit konstaton se edhe në këtë rast, nismëtarë të këtyre ngjarjeve janë të rinjtë, midis të cilëve edhe adoleshentë. Kjo organizatë hedh vështrim ndaj tentimit të policisë të zbatojë censurë në media, duke ua marrë gazetarëve, materialet e xhiruara në protestat.
Edhe pse policia në pjesën më të madhe, u ballafaqua në mënyrë përkatëse me turmën e mllefosur, nga ana e disa gazetarëve, komiteti u njoftua për marrjen e fotove dhe materialit video, të realizuara gjatë protestave. Veprimi i këtillë në momentin e arrestimit të disa pjesëmarrësve të protesta është shkelje flagrante e nenit 16 të Kushtetutës së RM-së, përmes të cilit garantohet liria e informimit publik, pranimi dhe transmetimi i informacioneve dhe ndalimi i censurës”.

Si raportuan mediat në gjuhën shqipe?
Mediat në gjuhën shqipe, raportuan për ngjarjen, duke vënë theksin tek demolimi i pronave të shqiptarëve në Gjorçe Petrov dhe për shqetësimet e qytetarëve që jetojnë në afërsi të kësaj lagjeje. Portali ALMAKOS në tekstin me titull  “U shpërnda turma në urën e Sarajit në Shkup, pas thirrjes së Hoxhës”, raportonte për grumbullimin e shqiptarëve në urën e Sarajit për shkak të tensioneve në Gjorçe Petrov. Sipas këtij portali, pas apelit të Hoxhës, qytetarët të cilët ishin të shumtë në numër, shkuan në shtëpitë e tyre. PORTALB raportonte me tekstin me titull “Panikë tek banorët shqiptarë, burrat ruajnë vatanin”. Sipas kësaj medie, në lagjen Nerez Shkupit janë mbledhur burra në hyrje të kësaj lagjeje, me qëllim që ta pengojnë turmën e protestuesve maqedonas, e cila si e tërbuar ka tentuar të hyjë në lagjet shqiptare. ALSAT M informonte me këtë titull “Zbardhet vrasja, kërkohen vandalët, të cilët demoluan objekte”. Një numër i madh rëndësi i kushtuan deklaratës së avokatit të Naser EshtrefitRubin Dvojakov, i cili për gazetën “Koha”, ka deklaruar se “thika me të cilën është vrarë Angell Petkovski, është e viktimës, ndërsa Naseri është vetëmbrojtur”. Duhet theksuar se portali Republika në gjuhën shqipe për dallim nga ai në gjuhën maqedonase ka ndarë hapësirë të madhe për incidentet në Gjorçe Petrov, me theks nga perspektiva shqiptare e shikimit të ngjarjes.

Related

Maqedoni 7719745469299451124

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item