Greqi, myslimanja me shami kandidon në Parlamentin Europian

Një myslimane me shami në Greqi po kandidon për ulëse në Parlamentin Europian. Kjo kandidaturë vjen në kohën kur myslimanët grekë po p...


Një myslimane me shami në Greqi po kandidon për ulëse në Parlamentin Europian. Kjo kandidaturë vjen në kohën kur myslimanët grekë po përpiqen të mbrojnë të drejtat e tyre dhe për të siguruar barazi.

Anna Stamou është kandidatja e parë me shami në Parlamentin Evropian (PE), dhe nëse zgjidhet si e tillë, ajo do të filloj punën më 25 maj.
Stamou, e cila është e martuar me një egjiptian, e përshkruan veten si një grua aktive jo vetëm në trajtimin e çështjeve rajonale, por edhe duke bërë përpjekje për çështje më të mëdha.
Ajo është emëruar si kandidate nga Partia e Gjelbër, dhe është anëtare e partisë së Gjelbër Europiane.
Parimet themelore të partisë të cilën ajo përfaqëson janë të përcaktuar nga kushtetuta, e ato janë qëndrueshmëria, drejtësisë sociale, ndalimi i dhunës, demokracia e drejtpërdrejtë dhe pjesëmarrëse, respekti për diversitetin, decentralizimi, mbrojtja dhe rivendosja e ekosistemeve natyrore, cilësia e jetesës, përgjegjësia sociale dhe barazia, etj.
Stamou thotë se ajo ka lindur në një familje të krishterë, por gjeti qetësinë në Islam. Stamou është e diplomuar në menaxhim të biznesit dhe dikur ishte trajnere e jogas. Stamou thekson se ajo është duke jetuar si myslimane qysh kur e përqafoi Islamin në moshën 30 vjeçare.
Ajo është përgjegjëse për marrëdhëniet me publikun në Shoqatën Myslimane të Greqisë dhe është gruaja e kryetarit të Shoqatës myslimane gjithashtu.
Ajo tha se mesazhi e saj për myslimanët greke është që të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin e votimit të Parlamentit Evropian, dhe të gëzojnë të drejtat e tyre për të zgjedhë, pa pasur frikë se mos zëri i tyre bie në vesh të shurdhër, transmeton “Mesazhi”.
Një qëllim tjetër i Stamou është që të punojë për ndërtimin e një xhamie në Athinë -kryeqyteti i vetëm evropian pa xhami. Përpjekjet në këtë drejtim kanë qenë të vonuara me vite të tëra për arsye të panjohura, thotë ajo. /Telegrafi /

Related

Lajme 8750824635387402805

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item