FOTO LAJM/ A do e zhysë akoma më shumë në kaos Turqinë ky plumb kokës?

Një ditë përpara se kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan të vizitojë Gjermaninë, në Turqi janë rindezur protestat. Policia turke i...


Një ditë përpara se kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan të vizitojë Gjermaninë, në Turqi janë rindezur protestat.
Policia turke iu përgjigj ashpër protestuesve në Stamboll.
Mes demonstruesve pati shumë të plagosur.
Sipas Bild, një person u godit me plumb në kokë.
Ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Mësohet se ai ishte në një homazh, që nuk kishte lidhje me protestat, kur u qëllua në kokë.
A do e zhysë ky plumb kokës Turqinë në kaos?
Vendi është trazuar ndjeshëm pas katastrofës në një minierë në Soma.
Ndërkohë Stambolli thuajse kurrë nuk është qetësuar.
Më 28 maj do përkujtohet edhe nisja e protestave në parkun Gezi.
Erdogan, që anuloi një vizitë në Shqipëri, do pritet nga protesta në Gjermani.
Mediat turke thonë se ai nuk do e anulonte vizitën në Gjermani për asnjë arsye, pasi i duhet në këto momente.

Related

Turqia 2135983764502893880

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item