Bedair Jashari, rrobaqepёsi i njohur shqiptar nё mes tё Manhattan-it

Erdhi në SHBA, në 1999, me 20 dollarë në xhep, tani numëron mes klientëve të tij një aradhë njerëzish të shquar Miliona njerёz nga...


Erdhi në SHBA, në 1999, me 20 dollarë në xhep, tani numëron mes klientëve të tij një aradhë njerëzish të shquar


Miliona njerёz nga tёrё bota vijnё nё Amerikё pёr tё realizuar ёndrrёn amerikane. Nё vendin e tyre, ndonёse kanё punuar shumё, nuk kanё pasur mundёsi tё realizojnё dёshirat e tyre deri sa kanё arritur nё kontinentin e ri.
Kёshtu ka ndodhur edhe me Bedair Jasharin, njё rrobaqepёs i njohur sot nё kompaninё “Bhambi’s” nё Manhattan.
Nё mesin e personaliteteve tё njohuara amerikane tё cilëve u ka qepur ose modifikuar rrobat janё: Presidenti Bill Clinton, senatori John McCain qё ishte kandidat pёr president i Amerikёs nё zgjedhjet e parafundit presidenciale, aktorёt Pierce Brosnan, Nicole Kidman, Kim Victoria Cattrall e Hilary Duff, Calvin Klein (pronar i kompanise sё famshme me tё njejtin emёr) boksieri, George Foreman etj.
“Jam falёnderues ndaj Zotit pёr talentin qё kam. Me kёtё talent kam pasur mundёsinё tё arrij deri kёtu. Synimet e mia asnjёherё nuk kanё qenё personale. Si nё tё kaluarёn, ashtu edhe nё tё ardhmen mendoj gjithёherё tё vazhdoj me plane tё tjera sa i pёrket profesionit dhe dizajnimit tё rrobave me shpresё qё pёrveç familjes tё ndihmoj edhe tё tjerёt”, thotё z. Jashari dhe shton: “Ёndrrёn amerikane e kam realizuar dhe kapёrcyer. Kur erdha nё Amerikё nё vitin 1999 dhe e pashё Manhattan-in, thashё me vete: midis miliona njerёzve qё jetojnё kёtu do ketё vend dhe pёr mua tё punoj e tё kem sukses. Dhe ia arrita falё Zotit, talentit dhe Amerikёs ku secili ka mundёsi tё reaizojё endrrёn e tij”.
Bedair Jashari erdhi nё Amerikё nё vitin 1999 nga Shkupi me bashkёshorten shatzanё dhe dy fёmijё, siç thotё ai, me 20 dollarё nё xhep, pa ditur dy fjalё anglisht. Fillimisht u vendos nё Brooklyn tek xhaxhai i tij, Mehmet Jashari, tё cilin e falёnderon shumё qё e ndihmoi nё ditёt e para nё mёrgim dhe pas disa ditёsh filloi tё punonte punё qё nuk kishin asnjё lidhje me profesionin e rrobaqepёsit. Njё punё, dy e tri punё bёri gjatё ditёs, gjashtё ditёt e javёs deri sa mёsoi anglishten dhe filloi tё punojё nё kompaninёn e njohur tё robaqepёsisё “Bhambi’s” nё Manhattan ku sot ёshtё menaxher.



Bedair Jashari nё vendin e punёs
Me pronarin e kompanisё, Harry Bhambi

Lal Sadwani (majtas) themeluesi i kompanisё me njё klient

Me senatorin kandidat pёr president John McCain tё cilit i qepi rrobat gjatё fushatёs presidenciale

Me boksierin legjendar George Foreman

Me aktorin dhe kёngёtarin Shaffer Chimere Smith, i njohur si Ne-Yo


Bedair Jashari u lind nё Kumanovё. Nё moshёn 15 vjeçare filloi tё punonte rrobaqepёs nё Shkup me gjyshin e tij.
“Nё fillim, kur erdha nё Amerikё”, thotё Bedairi, “dёshirёn e kisha tё punoja nё profesionin tim, por meqё nuk dija anglisht, askush nuk mё pranonte nё punё. Bёra qindra aplikacione por pa rezultat. Disa vite mё vonё aplikova nё shumё kompani dhe tri prej tyre mё pranuan nё punё”.
“Njё kompani mё ofroi mё shumё para por unё zgjodha kёtё kompani ku punoj sot si dizajner i rrobave klasike. Pata ndjenjёn se kёtu mund tё arrij mё shumё dhe ashtu doli”, thotё z. Jashari.
Ndonjё kujtim nga takimet e tij me personalitetet e famshme amerikane qё ua ka qepur rrobat?
“Ata janё njerёz tё thjeshtё si ne. Pierce Brosnan mё tha se jam njeri i thjeshtё si ti dhe mё pёrqafoi”, tregon ai.
“Kur e pyeta boksierin George Foreman pёr meçin kryesor me Muhamed Ali, mё tha se kam qenё dhjetё herё mё i fortё se Ali po ai ishte dhjetё herё mё i mençur se unё. Kjo ёshtё arsyeja pse humba”, tregon z. Jashari.
Boksieri George Foreman i tregoi atij se kishte shtatё fёmijё dhe tё gjithё kishin njё emёr: Joe 1, Joe 2, Joe 3, 4, 5, 6, 7.
“Detajet sjellin perfeksionimin nё rrobaqepёsi”, thotё z. Jashari.
Ndodh shpesh qё klientёt i kёrkojnё sugjerime se si tё vishen dhe çfarё ngjyra tё rrobave duan.
“Ka shumё rёndёsi komunikimi me klientin”, thotё ai.
Ngjyra qё ai pёlqen mё shumё ёshtё e kaftё e mbyllur, por nuk ёshtё e lehtё tё kombinohet me ngjyrat tjera.
“Jam i lumtur me kёtё punё dhe mё duket se jam i lindur pёr tё”, thotё z. Jashari nё vendin e punёs afёr avenusё sё 5-tё (rruga 60-tё) nё Manhattan qё ёshtё e njohur nё gjithё botёn. (Illyria)

Related

Diaspora 5944389686823048134

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item