Anketimi, Shqiptarët: Puna gjendet me seks dhe militantizëm

Seksi dhe bindjet politike janë shancet më të mëdha për të gjetur një vend punë në Shqipëri sipas një anketimi të bërë  nga HeadHunte...



Seksi dhe bindjet politike janë shancet më të mëdha për të gjetur një vend punë në Shqipëri sipas një anketimi të bërë nga HeadHunter dhe instituti Eunacal të publikuar sot në ditën ndërkombëtare të punëtorëve. Anketimi ka përfshirë 10 mijë përsona në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnjë Hecergovinë. Pyetësori ka pasur gjithsej 70 pyetje.” tha Alban Nelaj, drejtori i EUNACAL.Të dhënat e këti raporti nuk janë optimiste sa i përket të dhënave për vendin tonë , ku 80 % e të anketurave mendojnë se kërkohen favore seksuale për të fituar një vend pune. Por vetëm 2% e femrave të punësuara kanë pranuar të kenë kryer seks në vendin e punës, kundrejt 12% të meshkujve që pranojnë të kenë marrëdhënie intime me kolegë apo vartës. Votimi është kryer nga data 15 shkurt deri në 12 prill 2014. Një tjetër e dhënë që tërheq vemendjen në këtë raport janë edhe bindjet politike, që sipas të anketuarve kanë rëndësi në 47 % të rasteve për të filluar një punë. Po ashtu 40% e të anketuarve kanë vetëdeklaruar se janë ndier të diskriminuar kur janë marrë në intervistë për një vend pune, për shkak të vendlindjes, theksit që kanë kur flasin apo edhe besimit fetar. Një tjetër e dhënë interesante e këtij studimi është se 21% e shqiptarëve punojnë pa kontrata pune, përkundrejt 10% në Maqedoni.

Related

Lajme 6969528136896512107

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item