Zogu flet japonisht! (VIDEO)

Mund të flasin zogjtë gjuhë të tjera përveç anglishtes? Përgjigja është “po” dhe kjo duket në këtë video ku një zog i tipit “Myna” mu...


Mund të flasin zogjtë gjuhë të tjera përveç anglishtes? Përgjigja është “po” dhe kjo duket në këtë video ku një zog i tipit “Myna” mund të flasë në gjuhën japoneze.
Zogu quhet Abe Chan dhe është bërë një sensacion në internet, falë aftësisë së tij për të folur në këtë gjuhë, edhe pse kuptimi i atyre që thotë mbetet i paqartë.
Videoja është hedhur në internet nga Satoko Ohno në Japoni. Në video mund të shihet se zogu po i përgjigjet një thirrjeje telefonike. Ohno futet në bisedë me zogun duke treguar aftësinë për të artikuluar fjalë dhe fraza në japonisht.
Çfarë thotë zogu?
Zogu: “Përshëndetje, kjo është familja Ono”
Zogu: “Çfarë nuk shkon?”
Pronari: “Abe-chan, po ecën shpejt. Pasi hapet telefoni, duhet të thuash ‘ç’kemi’”.
Zogu: “Në rregull, kuptoj”.
Pronari: “A po kupton vërtet? Po mbështetem tek ty. Thuaj: “Përshëndetje, kjo është banesa e familjes Onon në Gifu.”
Zogu: “Në rregull, e kuptova.”
Pronari: “Shumë mirë”.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item