Zbulohet virusi që vë në rrezik fjalëkalimet e përdoruesve të internetit

Disa firma teknologjie po i nxisin njerëzit të ndryshojnë të gjithë fjalëkalimet pas zbulimit të një dobësie të madhe sigurie. Platforma blo...


Disa firma teknologjie po i nxisin njerëzit të ndryshojnë të gjithë fjalëkalimet pas zbulimit të një dobësie të madhe sigurie.
Platforma blog e kompanisë Yahoo, Tumblr, ka këshilluar publikun të ndryshojë të gjithë fjalëkalimet, veçanërisht për shërbime që kërkojnë siguri të lartë si email, pajisje të jashtme dhe sistemi bankar. Këshillues sigurie kanë dhënë gjithashtu të njëjtin paralajmërim.
Plot 66 për qind e uebit mund të jetë i pasigurt për shkak të një virusi të quajtur Heartbleed. I ashtuquajturi Heartbleed Bug është një virus që ka ndikuar në protokollin e sigurisë në internet të quajtur SSL dhe veçanërisht OpenSSL.
Si funksiojnë këto të dyja?
Çdo herë që ju futeni në një uebsajt, kredencialet tuaja të plotësuara nga hyrja, i dërgohen serverit të uebsajtit. Por në shumicën e rasteve këto kredencialë nuk i çohen serverit vetëm si tekst, por ato enkriptohen duke përdorur Secure Sockets Layer ose SSL. Si me shumicën e protokolleve, krijues të softuerëve të ndryshëm, krijojnë lloje të ndryshme SSL. Një nga më të njohurit është OpenSSl, që përdoret prej dy të tretës së uebsajteve aktive.
Heartbleed është një virus në OpenSSl. Hakerët mund ta përdorin atë për të marrë materiale të papërpunuara nga emaile, mesazhe, fjalëkalime dhe madje dokumente biznesi. Kjo dobësi ka dy vjet që ekziston përpara se të zbulohej nga kërkues të ligjshëm.

Related

Teknologji 2482756545084662142

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item