VRASES “PER MANUAL” / Krimet më të mëdha të historisë

Ndonjëherë, kufiri mes krimit dhe psikopatisë duket shumë i hollë: ja disa nga rastet që kanë hyrë në histori Mjekërrbluja – i vërteti Gille...


Ndonjëherë, kufiri mes krimit dhe psikopatisë duket shumë i hollë: ja disa nga rastet që kanë hyrë në histori

Mjekërrbluja – i vërteti
Gilles de Rais (1404-1440)
Ishte aq i keq, sa përfundoi në një legjendë: në fakt duket se është frymëzuar nga fisniku francez Gilles de Rais historia e mjekërroshit vrasës Charles Perault (1628-1703). Megjithatë, De Rais nuk i preu kokën asnjë bashkëshorteje: përdhunoi, torturoi, dhe vrau dhjetëra fëmijë. Me prindër nga familjet më fisnike të Britanisë, ai u rrit në oborrin e mbretit të ardhshëm Karli VII i Francës. Në fillim ishte një hero lufte, në krah të Zhan D’Ark, në luftën kundër anglezëve. Pas vdekjes së cupëzës së Orleans, iu kushtua veprimtarive të ndryshme. Pasi u tërhoq në tokat e tij, iu përkushtua alkimisë, kjo sipas akteve të proceseve që përfunduan me dënimin e tij me vdekje. Ishin ndihmësit e tij që i siguronin fshatare të reja në moshë si dhe lypësa, me të cilët abuzonte dhe më pas i masakronte.
Jack Rrjepësi
Anonim (Gjysma e dytë e tetëqindës)
Në vitin 1888 mbolli terror në East End, një prej zonave më famëkeqe të Londrës. E megjithatë, vrasësi i parë serial i historisë nuk ka ende një identitet, pavarësisht një mijë hipotezave që ekzistojnë. Mes tyre, njëra më e bujshmja: mos ai ishte Albert Victor, nipi i mbretëreshës Viktoria, që në ata vende kish marrë sifilizin? Donte të hakmerrej? Të pesë viktimat, në fakt, ishin prostituta. Vrasësi i vriste duke u prerë fytin, por më pas u kthehej organeve të brendshme, duke ua hequr me një ekspertizë pothuajse kirurgjike (gjë që ka bërë të mendohet se ndoshta ka qenë një mjek). Shumë mitomanë u vetëakuzuan, por vrasësi do të bëhej i famshëm me emrin të skalitur në mure dhe një letër drejtuar Scotland Yard: “Jack the Ripper”. Dyshimet ranë edhe mbi Amelia Dyer, e njohur si Jill the Ripper, duke qenë se ajo veproi në po ata vite. Megjithatë, Dyer ishte e “specializuar” në fëmijët: i adoptonte për të bërë para, dhe më pas i vriste ose i linte të vdisnin nga uria.
Sapunifikuesja
Leonarda Cianciulli (1893-1970)
Viktimat e saj ishin “vetëm” tre, por trajtimi që u bënte kufomave ka hyrë në analet e krimit: sic tregonte ajo vetë në procesin gjyqësor, me një farë krenarie, i përziente me sodë kaustike për t’i transformuar në sapunë me erë. Ndërsa me gjakun e tyre, lyente ëmbëlsirat që u jepte mysafirëve. Fëmijë aksidental (e ëma ishte përdhunuar dhe më pas ishte detyruar të martohej me përdhunuesin), Leonarda kish patur një fëmijëri të tmerrshme, gjatë të cilës ishte përpjekur disa herë të vetëvritej. Në moshën 21 vjec, u martua me një punëtor krahu dhe në 1930 u transferua në Correggio (Reggio Emilia).
Me iniciativë dhe karizmatike u shndërrua në një falloxhore shumë e vlerësuar, një veprimtari që kjo që i mundësoi të njihte viktimat e saj. Përse i vriste? Ndoshta për para (u grabiste atyre para dhe sende të cmuara). Apo ndoshta, sic deklaroi, bëhej fjalë për flijime njerëzorë për të shmangur që djali i saj i dashur të shkonte në luftë. Ndërroi jetë në moshën 77 vjecare në burgun e Pozzuolit në Napoli, aty ku deri në fund të jetës përgatiti ëmbëlsira shumë të shijshme.
Mister Satanai
Charles Manson (1934-ende gjallë)
Një Jezu Krisht me shikim satanist: amerikani Charles Manson është konsideruar më mbresëlënësi ndër vrasësit serialë. Me një adoleshencë të trazuar, përfundoi shumë shpejt në burg në Virginia, ku pësoi dhunime të vazhdueshme nga ana e të burgosurve. Doli në moshën 33 vjec, në kulmin e viteve gjashtëdhjetë dhe të lëvizjes së hipive, ku u angazhua edhe vetë. Me një karizmë të lindur e të jashtëzakonshme, mblodhi rreth vetës mbi pesëdhjetë ndjekës (mbi të gjitha gra) që u vetëquajtën The Family. Bashkë me ta shkoi në vilën e Terry Melcher, një producent që kish refuzuar ta angazhonte (Manson kishte ambicie muzikore): por aty gjeti Sharon Tate, bashkëshortja shtatzënë e Roman Polanskyt, të cilën e vrau brutalisht. Vazhdoi me masakra të tjera amerikanësh të pasur, me gjakun e të cilëve shkruante “Vdekje derrave”. I dënuar me vdekje në vitin 1970 do të thoshte: “I vetmi pendim që kam është që nuk kam qenë i keq aq sa duhej”.
Vrasësi xhentëllmen
Henri Desire Landru (1869-1922)
“Zotëri dyzetepesë vjec, me një pasuri prej 4 mijë frangash, do të donte të martohej me një zonjë të një moshe dhe situate ekonomike të ngjashme”. Pothuajse 300 gratë që iu përgjigjën këtij lajmërimi gjendeshin përpara një burri elegant dhe shumë xhentil, i cili bashkëbisedonte me to për mundësinë e martesës. Landru synonte më të pasurat dhe të vetmuarat: shoqëroi dhjetëra prej tyre në vilën që kish marrë me qera në periferi të Parisit, ku i bindte që të firmosnin një prokurë për të shtënë në dorë paratë e tyre. Në atë pikë i lidhte dhe masakronte trupat e tyre, që më pas i digjte në oxhakun e vilës. Ishte pikërisht era e mishit të djegur që e tradhëtoi. U arrestua në 1919, me akuzën e mashtrimit dhe vrasjes së dhjetë grave, plus një fëmijë që kishte shoqëruar njërën prej tyre. Gjatë procesit (ku u dënua me vrasje në gijotinë) mohoi gjithcka pa e humbur asnjëherë mirësjelljen, as kur në kopshtin e tij u gjetën eshtra dhe dhëmbë.
Monstra e Bruklinit
Albert Fish (1870-1936)
Krenohej se kishte ngacmuar seksualisht 400 fëmijë dhe kishte vrarë më shumë se 100. Në të vërtetë, vrasjet e vërtetuara ishin vetëm pesë, por Fish i kreu me një mizori të tillë (i torturonte dhe masakronte të vegjlit e më pas ushqehej me ta) saqë tashmë figuron ndër vrasësit serialë më famëkeqë të të gjitha kohërave.  I rritur në jetimore, ku ngacmohej dhe dhunohej vazhdimisht, zbuloi shumë shpejt që dhuna i provokonte kënaqësi. Më tej nisi të frekuentojë banjot publike, si për të parë djem lakuriq, si për të praktikuar koprofaginë (hante jashtëqitje dhe urinë). Perversitetet e tij ushqenin njëra-tjetrën: në bordello kërkonte që të dhunohej, diku tjetër dhunonte të rinjtë dhe abuzonte me fëmijët kryesisht me ngjyrë. Në proces, mbrojtja e tij kërkoi të mbrohej për gjendjen mendore, por juria e gjykoi të shëndoshë mendërisht dhe e dënoi me vdekje. Kur i afrohej karrikes elektrike, Fish deklaroi se ishte i kënaqur pasi do të ishte “kulmi emocional i jetës së tij”.
Doktor “Vdekja”
Harold Shipman (1946-2004)
Për nga numri i viktimave (200-350) është konsideruar vrasësi serial më i madh i historisë. Vokacioni i Harold mori udhë kur, në moshën e adoleshencës në Nottingham, Angli, humbi nënën për shkak të një kanceri në mushkëri: i magjepsur prej efektit të fuqishëm të morfinës ndaj dhimbjeve të sëmundjes së pashërueshme, u rregjistrua në mjekësi ku u diplomua në vitin 1970. Pasi veshi këmishën e bardhë, u angazhua menjëherë në kryerjen e vrasjeve: përzgjidhte të moshuarit dhe të sëmurët rëndë, që nuk shkaktonin dyshime. Përvecse kur, gjatë hapjes së një testamenti, u zbulua një falsifikim në favor të Doktor Shipman. Kufoma e zhvarrosur u ekzaminua dhe rezultoi që kishte një mbidozë morfine. Në atë moment, doktorin e vdekjes e kompromentoi statistika: kur u vërejt numri i rasteve të pacientëve të tij që kishin vdekur dhe u krahasua me atë të mjekëve të tjerë, u zbulua një ndryshim prej afro 200 vetësh. I dënuar, ai kreu vetëvrasje në burg, për gëzimin e shumë tabloidëve anglezë. The Sun shkruante në faqen e parë: “Ship Ship Hooray!”
Ekzekutuesi
Pietro De Negri (1956-ende gjallë)
Më shumë se sa i keq, legjenda Pietro De Negro që për profesion kishte kujdesin për qentë, konsiderohej një ekzekutues që vinte drejtësinë në vend: nuk pati asnjëherë ndjenja faji për vrasjen brutale të boksierit amator Giancarlo Ricci, shpërndarësi i tij i kokainës si dhe ortak në vjedhje, i cili i impononte tangjente të mëdha si dhe e shantazhonte. Në 18 shkurt 1988 De Negri tërhoqi Riccin në dyqanin e tij me pretekstin që do të grabiste një shpërndarës droge dhe e bindi të fshihej në një kafaz për qenë. E mbajti për disa orë: ia leu fytyrën me benzinë dhe i vuri flakën, pastaj e lidhi pas tavolinës. Me një pincë i këputi gishtërinjtë (të cilët më pas ia futi në sy dhe në gojë) dhe i preu hundën, veshët, gjuhën dhe organet gjenitalë, me të cilët e mbyti. Në procesin gjyqësor iu njoh “paaftësia për të kuptuar dhe qenë i vetëdijshëm për shkak të intoksikimit kronik me kokainë”. Një i burgosur model, pas 16 vitesh burg, që nga viti 2005 është i lirë./bota.al

Related

Suplement 4062316969821175864

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item