VIDEO/ Gruevski: VMRO i realizoi të gjitha projektet nëpër vendbanimet shqiptare. Nervozohet Ahmeti

Kryeminstri aktual i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka menduar që në këto zgjedhje parlamentare t'u drejtohet edhe bashkëqytetareve të tyr...


Kryeminstri aktual i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka menduar që në këto zgjedhje parlamentare t'u drejtohet edhe bashkëqytetareve të tyre shqiptar me një spot televeziv. Në këtë paraqitje për publikun shqiptar, Gruevski thekson se ai është shtylla kryesore për realizimin e të gjitha projekteve madhështore nëpër vendbanimet shqiptare, duke thënë se përgjigja e të gjitha projekteve është VMRO - DPMNE. Gruevski po ashtu ka theksuar se atë politkanë e parti shqipare e kanë djallëzuar vazhdimisht për të arsyetuar dështimet e tyre.

Video - spoti ku Gruevski u drejtohet shqiptarëve:




"Për një periudh të caktuar shohim se si partitë e liderët shqiptarë vazhdimisht na kanë djallëzuar duke krijuar një pasqyrë se ne jemi kundër jush se ne nuk ju dëshirojmë të mirën, se nuk punojmë për ju, por vetëm për maqedonasit... Dua të ju bind se këtë e bënin politikanët e partitë që nuk kanë mundur ndryshe t'i arsyetojnë dështimet e tyre, ose premtimet e parelizuara, e për këtë kërkonin fajtor, kurse më së shpeshtu fajtor dilnim ne. Por, faji jonë është se ne nuk jemi përgjigjur deri më tani ndaj akuzave të tilla", - thekson Gruevski, njofton portali Almakos.
Ndërkohë, duket se për këtë është nervozuar mjaft shumë lideri i BDI - së, Ali Ahmeti, pasi që mbrëmë në një miting ai tha se paraqitja e programit të paguar politik në televizionin Alsat - M nga ana e VMRO-DPMNE-së, dhe tentimi për të përvetësuar të arriturat nuk janë të sakta, pasi edhe platforma dhe programi i BDI-së është realizuar në Qeveri. Fundja, siç tha Ahmeti, në qeveri ka qenë pjesëmarrëse edhe BDI.


 “Tash dëgjova që ka dalë një në televizion, njëfarë programi i paguar ku VMRO-DPMNE-ja i drejtohet elektoratit shqiptarë në gjuhën shqipe, ose Stevo Pendarovski banderolat i ka edhe në shqip d.m.th që ideja nuk qenka e keqe, qenka frymëzim i mirë. Përse para do viteve nuk bëheshin edhe në gjuhën shqipe por tani, përse VMRO-DPMNE-ja po del në Alsat - M me një program ku thotë që të gjitha punët i ka bërë vetë, jo ne të gjitha punët kemi bërë bashkë, por duhet të ketë guxim si unë që them, jo i kemi bërë bashkë pasi jemi bashkë në Qeveri, miratojmë një program në Qeveri, por ajo më bëri përshtypje që u drejtohet në gjuhën shqipe qytetarëve shqiptarë’, tha Ahmeti./Almakos

Related

Lajme 5107848705385960905

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item