VIDEO/ Dëshmia tronditëse: Me kufomën në shtëpi për 3 ditë

Të gjesh një vend për t’u varrosur në ditet e sotme, po kthehet në një hall më të madh edhe se vetë largimi nga jeta. Mund të duket ...


Të gjesh një vend për t’u varrosur në ditet e sotme, po kthehet në një hall më të madh edhe se vetë largimi nga jeta.
Mund të duket absurditet, por banoret e fshatit Mallunxë të rrethit të Matit nuk po gjejnë dot vend për të varrosur të afërmit e tyre.
Një nga banoret, Hajrie Murati sjell këtë dëshmi tronditëse ër Vizion Plus, kur pohon se pas vdekjes e ka mbajtur vajzen tre ditë se pronari i tokës pranë varrezave nuk e lejonte ta varroste.
Për shkak të mungesës së fondeve për dëmshpërblimin e pronarëve, banorëve iu janë ofruar si zgjidhje varrezat e qytetit. Por kjo ka kosto të lartë për ta për shkak të largësisë.
Kthimi i pronave pranë varrezave pronarëve po detyron parashikimin në buxhetet vendore të fondeve të veçanta për dëmshpërblimin.
Në ato raste kur kjo ka qenë e pamundur, banorët e zonave janë vënë në vështirësi edhe për gjetjen e banesës së fundit.

Related

Video 9097455472106732753

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item