UKRAINË – Ndalohet hyrja e meshkujve rusë të moshës 16 deri në 60 vjeç

Kompania ajrore ruse, “Aeroflot”, njoftoi sot se ka marrë një paralajmërim zyrtar nga qeveria ukrainase që ndalon hyrjen në territorin e saj...


Kompania ajrore ruse, “Aeroflot”, njoftoi sot se ka marrë një paralajmërim zyrtar nga qeveria ukrainase që ndalon hyrjen në territorin e saj të të gjithë meshkujve rusë nga mosha 16 deri në 60 vjeç.
“Në marrëveshje me paralajmërimin zyrtar të marrë nga kompania ajrore, të gjithë qytetarët rusë të seksit mashkull të moshës 16 deri në 60 vjeç janë të ndaluar të hyjnë në Ukrainë”, njoftoi “Aeroflot”-i, kompania kryesore ajrore ruse.
“Janë gjithashtu të ndaluar të hyjnë në territorin e Ukrainës meshkujt  ukrainas të moshës 16 deri në 60 vjeç dhe femrat ukrainase të moshës 20 deri në 35 vjeç që jetojnë në territorin e republikës autonome të Krimesë dhe të qytetit të Sevastopolit”, theksoi kompania ajrore.
“Në kuadrin e operacioneve antiterrorizëm, Ukraina merr masa me qëllim zvogëlimin e hyrjes në territorin e saj të personave të padëshiruar”, njoftoi zëdhënësi i rojes kufitare ukrainase, Sergei Astakhov.

“Aeroflot”-i i rekomandon pasagjerëve të prekur nga masat e reja që të mos fluturojnë përkohësisht në drejt Ukrainës./ ATSH-AFP

Related

Botë 6652933765064712339

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item