Twitter tani me pamje si Facebook

Twitter ka ndryshuar, duke u ofruar përdoruesve një profil krejt ndryshe, të ngjashëm me Facebook-un. Profili i ri lejon cicëruesit të kenë ...


Twitter ka ndryshuar, duke u ofruar përdoruesve një profil krejt ndryshe, të ngjashëm me Facebook-un. Profili i ri lejon cicëruesit të kenë foto profili më të mëdha, kryefaqe të përshtatur, cicërima më të mira, etj. Përdoruesit kanë më shumë mundësi të reklamojnë veten e tyre, duke përdorur cicërimat e tyre, nga profili i ri.
Një veçori e re e shtuar është “etiketimi i fotove” që ashtu si e tregon edhe vetë emri, lejon përdoruesit e Twitter-it të etiketojnë njerëzit në fotot e tyre. Maksimumi i njerëzve që mund të etiketohen është 10. Përdoruesit do të venë re shtimin e këtij opsioni sapo të ngarkojnë një foto pasi menjëherë do të shfaqet butoni “Kush është në këtë foto?”
Gjithashtu përdoruesit do të mund të postojnë 4 foto në një cicërimë të vetme. Për të parë këto foto mjafton të klikoni vetëm tek njëra dhe më pas mund t’i kaloni të gjitha me radhë. Profili i ri është i disponueshëm vetëm për një grup të vogël për momentin, por gjatë javës do të jetë gati për çdo përdorues. Përdoruesit e rinj të cilët regjistrohen tani do të kenë menjëherë qasje në ndërfaqen e re të profilit.

Related

Rrjeti social 2225553863093900538

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item