TURQI – Erdogan i interesuar për kandidimin në zgjedhjet presidenciale

ANKARA, 4 prill /ATSH-AFP/ – Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan konfirmoi sot dëshirën e tij për të kandiduar në zgjedhjet presid...


ANKARA, 4 prill /ATSH-AFP/ – Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan konfirmoi sot dëshirën e tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të cilat do të organizohen në muajin gusht, në përputhje me rregulloren e partisë e cila e detyron të lërë drejtimin e qeverisë pas zgjedhjeve legjislative të vitit 2015.
“I përmbahem rregullores për marrjen e jo më shumë se tri mandateve”, deklaroi Erdogan para medias, para vizitës zyrtare në Azerbajxhan.
Sipas statuseve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) i ndalojnë të zgjedhurve të kryejnë më shumë se tri mandate të njëpasnjëshme.

Kreu i qeverisë u shpreh se ishte i parakohshëm çdo vendim për kandidimin e mundshëm në zgjedhjet presidenciale. Bie dakort me presidentin, Abdullah Gul do të marrim një vendim pas kryerjes së bisedimeve.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item