Tingulli i krijimit të njerëzimit!

Ajo që na çudit me njeriun e lashtë, por që ende lëngon brënda secilit prej nesh, është aftësia e jashtëzakonshme për të jetuar në simbiozë ...


Ajo që na çudit me njeriun e lashtë, por që ende lëngon brënda secilit prej nesh, është aftësia e jashtëzakonshme për të jetuar në simbiozë me kozmosin, duke i njohur plotësisht shqisat e tij e duke ditur t’i kontrollonte e t’i orientonte kah e në mes të pafundësisë. Rreth kësaj aftësie të jashtëzakonshme, njeriu i zakonshëm nuk di sesi të përfitojë më, i mësuar siç është për të derdhur në teknologji funksionet natyrale të shqisave të tij, duke harruar kësisoj rëndshëm përmasën e tij shpirtërore. Në origjinën e dijes e të kulturës së çdo etnie njerëzore, ka një element që vjen para elementëve alkimikë apo themelorë, uji, toka, ajri, zjarri, hapësira… është tingulli. Gjoni, në prologun e Ungjillit simbas atij vetë, thotë: “Në fillim ishte Ai që është “Fjala”. Ai ishte me Zotin; Ai ishte Zot.  Ai ishte në fillim me Zotin. Përmes tij Zoti ka krijuar gjithçka…” Zanafilla thotë: “Zoti tha…e u bë.” Në themel të filozofisë më të lashtë greke ishte marrëdhënia: mendim-fjalë-realitet. Por filozofia greke ka marrë nga ajo e Egjiptit. E në fakt zanafilla egjiptiane e Menfit thotë: “Ptah, i madhi, është zemra (truri) dhe gjuha (fjala) e Enneade-s së zotave, ai krijoi zotat, lindi në zemër dhe lindi në gjuhë diçka në formën e Atum.”. Tashti, Atum është krijuesi, por kuptohet se ai është i krijuar, falë zemrës (fronit të mendimit, simbas egjiptianëve) e falë zërit (gjuhës). Edhe Egjiptianët kanë marrë nga filozofia e Lindjes së Afërme, e kështu me radhë derisa arrijmë atje ku adresohet filozofia më e lashtë: India. Brahma është Gjithçkaja, është Zot, shpirt universal. Në themelin e zanafillës Indu, e kotë ta themi, është tingulli. Tingulli i heshtur i Spiritualitetit. Kushdo që ka njohje rreth doktrinave shpirtërore indiane, do të ketë dëgjuar për Mantra-n. Është një disiplinë meditative e cila nëpërmjet shqiptimit zëulët të rrokjeve të shenjta sanskrite, mundëson të dërguarët-për ta thënë me terma profane- në “rikumbim” të mëndjes e cila është armikja më e betuar e Atman, Unit, shpirtit individual që duhet të realizohet për t’u kthyer e bërë pjesë në Gjithçkanë.  Mëndja prihet ta largojë individin nga pafundësia, duke i dhënë iluzionin e të qënit i vetëmjaftueshëm e duke e shtyrë kah egoizmi. Vetëm duke arritur të asgjësosh e të kontrollosh mëndjen, Atman ngjitet në perceptimin më të lartë prej ku ndjehet përkatësia në Gjithçkanë që është Shpirt hyjnor… Ajo që njeriu ka harruar përgjatë udhëtimit të tij të pasigurtë historik, është pikërisht fakti i të qënit njeri, një zot i rrëzuar që ëndërron të vezullojë prej dritës hyjnore.
“Big Bang”-u
Mes miteve egjiptiane të krijimit, ka ngjallur shumë interes ai i “përpunuar” në Hermopoli. Qyteti quhet sot El-Ashmuneim, që në egjiptianshen e lashtë është Khmun, numri tetë, që i korrespondon hyjnisë së Ogdoad, egzistenca e të cilit i paraprin hyjnisë Ra. Në lashtësi, qyteti qe qendra e kultit Thot, zotit të urtësisë e mbrojtësit të skribëve, që është Hermes për Grekët.  Në epokën greko-romake Thot adhurohej si Hermet Trismegjisti, pra, tre herë i madhi, dhe atij i atribuohej i ashtuquajturi Trup Hermetik, pra një bashkësi shkrimesh me interpretim të errët dhe me karakter mistik. Miti hermopolit nuk shmanget shumë nga ai heliopolitan, dhe pse në ca veçanësi trazuese… Kumti i teorisë së Big Bang na duket më se i justifikuar, ndonëse nuk e pranojmë një liri të tillë për të arnuar në rrobat e hipotezave tona  një teori shkencore. Gjithsesi, nëse egjiptianët do të kishin dashur të na e hiqnin çdo dyshim mbi faktin se kishin përpunuar një teori shkencore-religjioze (kujtojmë se në ato kohëra të gjitha shkencat ishin të shenjta) të ngjashme me Bib Bang-un tonë miti do të thoshte pak a shumë kështu: “dhe forcat që ushtroheshin mbi lëndën hyjnore zanafillore u shkrinë mes tyre e i dhanë jetë një shpërthimi të papërshkrueshëm e me një fuqi të padëgjuar, prej të cilit shpirti krijues hyjnor u shburgos e i dha rrugë krijimit të të gjitha gjërave, të qiejve e të tokës”. Në Egjipt, ashtu siç po dëshmon edhe vetë arkeologjia me zbulimet e veta,  janë varrosur tradita mistiko-religjioze që tashmë është moralisht dhe shkencërisht e padrejtë të trajtohen si frut i një populli që simbas oligarkisë ortodokse arkeologjike, fill i sapodalë nga barbaria prehistorike, qe në gjendje t’i lartësonte zotit të qiellit madhështinë e Piramidave, mrekulli të njerëzimit të frymëzuar në mënyrë hyjnore.

Të dëbuar nga Edeni
Miliarda vite më parë, në një pikë të panjohur të hiçit zanafillor, shpërtheu procesi evolutiv që ka arritur deri në ditët tona. Por Toka fsheh prej ngahera shumë sekrete aq sa janë dhe galaktikat që vërtiten nëpër Univers.Shumë prej tyre sfidojnë mendjen njerëzore duke lëshuar sinjale nga prania e tyre e heshtur… Të tjera prehen të pashqetësuara në pafundësinë e padukshme që na rrethon dhe kushtëzojnë egzistencën tonë me forca të pakonceptueshme e të stërmëdha. Kur do të na mundësohet vetëdija për origjinën tonë? Qysh nga origjinat e tij të largëta, njeriu nuk u mjaftua me të jetuarët, por ndjeu nevojën që të kthehej për të bërë pjesë në projektin e pafundëm prej të cilit ishte i bindur se e kishin dëbuar. Po përse kaq siguri? Në të gjitha kulturat që kanë gjalluar në këtë planet, egziston ideja e një atdheu të largët, e një Parajse Tokësore në të cilën njeriu ishte gjithçka, e gjithçka lëvrinte në të. Nuk kishte nevojë të dëshironte asgjë, e prapë kërkonte më shumë, e guxoi t’i afrohej së vërtetës, dijes, frutit të ndaluar. Qe ai çasti kur Zoti ndëshkoi etjen për ambicje të njeriut dhe e dënoi atë me një jetë mundimesh dhe vuajtjesh, në një botë të egër e të panjohur. Ç’është njeriu? Çfarë fshihet në 95% të trurit të tij, funksionet e të cilit mbeten ende të fshehta? Prej ngahera njeriu është vënë në kërkim të diçkaje që e ka pasur shumë afër e që mandej e ka humbur. A mos ndoshta është kjo zbulesa e vërtetë e një shpirti hyjnor që rri fshehur brënda nesh? Në të gjitha mitet e lashtësisë nuk egziston ideja e shpërblimit; tema e përhershme është ndëshkimi. Nëse jemi njerëz, duhet të konsiderohet ende një ndëshkim? Simbas Krishterimit, jeta e vështirë është një mjet për të mbërritur plotninë në shndërrimin final, kur njeriu do shohë Zotin dhe do jetë sërish brënda Tij. Është bindja ime që njeriu është me të vërtetë mikrokozmos, ose të paktën ka qenë. Mitet s’janë gjë tjetër veçse realitete shkencore të treguara ndër shekuj për njerëzit e thjeshtë, nën petkun e rrëfimeve. Kjo që sapo përshkrova nuk është një çelës i mundshëm i rileximit të historisë, parë nëpërmjet syrit mitologjik, në përpjekjen për të hequr perden e Maya-ve që akoma na mbështjell e na dënon me egzistencën e të qënit të dëbuar nga Edeni, mnvr.org.

Related

Suplement 731860288153198543

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item