Thaçi në Ohër: Sela, Qyra, Kaba ku do shkoni pas 28 prillit, keni bë tradhëti ordinere? (VIDEO)

Kryetari i PDSH-së, i shoqëruar nga bartësit e listës për deputet në njësinë zgjedhore numër 5, pas vizitave në rajonin e Dollnenit, ...


Kryetari i PDSH-së, i shoqëruar nga bartësit e listës për deputet në njësinë zgjedhore numër 5, pas vizitave në rajonin e Dollnenit, Krushevë, Manastir dhe Prespë, ndaluan në Ohër ku mbajtën edhe tubimin qendror, njofton Drini.mk.
Gjatë këtij takimi, Thaçi fillimisht foli për kandidaturën për president, z.Iljaz Halimi, të cilën e arsyetoj duke e cilësuar si shumë të rëndësishme për të kushtëzuar më pas partnerin e koalicionit. Gjithashtu ai theksoj se kandidatura e Halimit është sinjal i rëndësishëm për perëndimin, duke thënë se në këtë mënyre ju bëhet me dije atyre, se shqiptarët janë plotësisht të pa kënaqur për situatën e tyre në Maqedoni.
Më pas, kryetari i PDSH-së, komentoi zhvillimet e brendshme në PDSH duke pasur parasysh vendimin e përfaqësuesve të saj nga Struga, për moratorium në këtë proces zgjedhor, ai bëri akuza të ashpra ndaj Ziadin Selës dhe përfaqësuesve të tjerë të PDSH-së nga Struga duke i cilësuar si tradhëtarë.
“Dua të flas pak për këtë frizurën që kohët e fundit po na zbulon terma shumë interesante, se Ziadini do na bënka moratorium dhe ne do vazhdojmë që të hyjmë në zgjedhje. E dini si i thonë vëllezër kësaj hapur. Tradhëti ordinere…
…Unë i di edhe ata që dalin nëpër fotografi nëpër “Fejsbuka”. Bosi i mafias urbane Mendi Qyra, i korruptuari deri në palcë Garip Kaba, ju them hapur nuk ju lëshoj, skeni ku të shkoni. Kërkoni sa të doni në mënyrë demokratike dorëheqjen time. Sdi a do dorëhiqem a jo. Por ta dini pas 28-it, ta gjeni vendin ku të hyni, se kjo është tradhëti ordinere. Aspak nuk bisedohet për përcaktim politik. Jan respektu të gjitha procedurat, të gjitha normat dhe tash të vimë në një situatë që frizura ti largojë nga puna njerëzit vetëm se kanë përcaktim partiak, ta gjejë vendin mirë edhe ai edhe gjithë të tjerët që veprojnë kështu. Unë ju premtoj juve që jo vetëm prej frizurave dhe bosave të mafias do ju mbroj juve me gjitha mjetet që kam në dispozicion…” tha mes tjerash Menduh Thaçi në Ohër.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item