Të mëdhenjtë e Perëndimit pëlqejnë Twitterin kinez

Janë gjithnjë e më të shumtë në numër udhëheqësit botërore që përdorin rrjetet socialë për të komunikuar, dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur ...


Janë gjithnjë e më të shumtë në numër udhëheqësit botërore që përdorin rrjetet socialë për të komunikuar, dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur të rregjistrohen edhe në rrjetet socialë kinezë. Që nga momenti kur në Kinë Facebook, Twitter dhe të tjerë janë të ndaluar, ekziston një seri mediash sociale kineze që janë shumë të përhapur mes të rinjve, por jo vetëm atyre, në të gjithë vendin.
Dhe pikërisht ndërkohë që Weibo, Twitteri kinez fillon të humbasë përdorues për shkak të akuzave mbi shkeljen e lirisë së shprehjes, krerët e shteteve dhe kompanitë rrisin praninë e tyre. I fundit që ka hyrë në Weibo “për të folur drejtpërdrejtë me të rinjtë kinezë” ka qenë presidenti izraelit, Shimon Peres. Mesazhi i tij i parë ishte: “Jam i emocionuar dhe shumë i lumtur që bëhem pjesë e familjes së Weibos kinez. Mezi pres t’ju takoj në faqen time, dhe t’u flas direkt kinezëve për të forcuar marrëdhëniet mes Izraelit dhe Kinës”.
Brenda pak orësh, Peres ka patur 123000 ndjekës. Sipas SINA-s, kompania që ka në pronësi Weibon, janë të paktën 200 udhëheqësit botërorë që kanë vendosur të përdorin rrjetin social kinez. Mes tyre, kryeministri britanik, David Cameron, presidenti venezuelian, Nicolas Maduro dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-moon.
Por pikërisht ndërkohë që të mëdhenjtë e botës vendosin të shkojnë tek Weibo, shumë kinezë po largohen: pjesërisht, si pasojë e kufizimeve të lirisë së shprehjes, që kohët e fundit ka bërë viktima të famshme. Mes trye Charles Cue, njëri prej “Big V” – ose persona me një numër të madh ndjekësish – i cili vitin që kaloi u arrestua dhe u detyrua që të bëjë një rrëfim në televizion, me anë të të cilit bënte autokritikë duke thënë që numri i madh i ndjekësve e kish bërë të hipte “me kokën mbi re”. Që atëherë, shumë “Big V” janë larguar nga Weibo, duke e konsideruar shumë të rrezikshëm.

Related

Rrjeti social 1423905352922330445

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item