Studimi/ 15% e studentëve në Shqipëri, seks me partnerë rastësorë

Një studim i fundit që është realizuar nga ana e Institutit të Shëndetit Publik, ka nxjerrë se 15% e studentëve shqiptarë kryejnë marr...


Një studim i fundit që është realizuar nga ana e Institutit të Shëndetit Publik, ka nxjerrë se 15% e studentëve shqiptarë kryejnë marrëdhënie seksuale rastësore.
Studimi, i cili është realizuar me 2 mijë studentë në mbarë vendin, tregon se marrëdhëniet seksuale të të rinjve shqiptarë jo vetëm që nisin në moshë të hershme, por 62% e tyre kanë raportuar se mesatarisht kanë pasur 2.2 partnerë, 10%, një pjesë tjetër kanë raportuar se kanë kryer marrëdhënie me mbi 5 partnerë seksualë. Mjekja e ISHP-së, Lumturi Mërkuri, e cila jep detajet e këtij studimi, tregon se mosha më e ulët e raportimit të nisjes së marrëdhënieve seksuale është 13 vjeç, ndërsa pjesa dërrmuese e të rinjve raportojnë moshën 17 vjeç, raporton “GSH”.
Mërkuri ka bërë të ditur se ajo që vihet re dhe është shqetësuese janë sjelljet seksuale me risk të studentëve, me partnerë të rastit, por edhe nën efektin e alkoolit dhe të substancave të tjera të dëmshme.
Sipas të dhënave të studimit, nga raportimi i studentëve rezulton se 20.5% e tyre kanë kryer marrëdhënie seksuale nën përdorimin e alkoolit, ku meshkujt kanë përqindjen më të lartë, 36.1%, ndërsa femrat 8.4%. Ndërsa prevalenca e kryerjes së marrëdhënieve seksuale nën përdorimin e drogës është 4.3%.
“Janë marrë në studim rreth 2000 studentë që ishin përfaqësues të të gjithë studentëve të regjistruar, si në universitete publike, edhe në private. 61% e këtyre të rinjve kanë mungesë informacioni në lidhje me infeksionet seksuale; 27% e tyre mendonin në mënyrë të gabuar se një mënyrë për t’u mbrojtur nga infeksionet e transmetueshme ishte përdorimi i tabletave kontraceptive”, shprehet Mërkuri.
Shqetësues, sipas saj, mbetet fakti se studentët shqiptarë e përdorin shumë pak kondomin. Vetëm 27% e tyre përdornin masat mbrojtëse, ndërkohë që studimi evidentoi se të rinjtë shqiptarë janë të angazhuar në sjellje seksuale me risk, nën përdorimin e alkoolit dhe drogës.

Related

Lajme 486061155147467199

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item