SONDAZH – Rreth 80 përqind e gjermanëve të kënaqur me situatën e vendit të tyre

 Katër gjermanë në pesë, (80 për qind) janë shprehur “shumë që kënaqur” ose “mjaftueshmërit të kënaqur” për sa i takon situatës aktuale në t...


 Katër gjermanë në pesë, (80 për qind) janë shprehur “shumë që kënaqur” ose “mjaftueshmërit të kënaqur” për sa i takon situatës aktuale në të cilën ndodhet vendi i tyre, një shifër rekord, sipas një sondazhi të institutit ‘Infratest Dimap’, të publikuar nga e përjavshmja vendase ”Der Spiegel”.
Ndër më të kënaqurit, rezultojnë të jenë të rinjtë e moshës 18-29 vjeç dhe individët e mosësh të tretë, kryesisht mbi 59 vjeç, tek të cilët pritshmëritë thuhet të jenë përmbushur në masën 85 për qind, theksonte e përjavshmja, e cila veçonte se se kur çështja përfshinte një krahasim me vendet e tjera evropiane, norma e përgjithshme e përmbushjes së pritshmërive arrinte në 90 për qind.
Sondazhi gjithashtu vë në dukje se vlerësimi i partive të përfaqësuara në Bundestag (dhoma e ulët e Parlamentit gjerman) aktualisht mbetet i pandryshuar.
“Kjo është e pazakontë,” theksoi drejtori i iInstitutit Richard Hilmer, cituar nga revista.

”Sa për faktin, që një qeveri, katër muaj pas marrjes së detyrës, mban të njëjtën normë popullariteti si në fillimet e saj, kurrë nuk e kemi parë këtë femomen që nga koha që kemi nisur të regjistrojmë të dhëna të tilla”, shtoi ai./ATSH-AFP/

Related

Botë 3635688478855248370

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item