Si t’u përgjigjemi pyetjeve të intervistave rreth sjelljes

Intervistat rreth sjelljes po përdoren gjithmonë e më shumë nga punëdhënësit, si pjesë kyçe e procesit të punësimit. Një intervistë tradicio...

Intervistat rreth sjelljes po përdoren gjithmonë e më shumë nga punëdhënësit, si pjesë kyçe e procesit të punësimit.


Një intervistë tradicionale zakonisht do të përfshinte pyetje të tilla si: ‘Cilat janë pikat e forta dhe dobësitë tuaja?’ ose ‘Pse dëshironi të largoheni nga pozicioni aktual?’.

Intervista rreth sjelljes do të përqendrohet në mënyrën se si kandidatët performojnë në situata të caktuara. Premisa për këto tipe intervistash është se performanca e kaluar parashikon sjelljen e ardhshme – d.m.th, mënyra si keni performuar në punën e mëparshme do të informojë punëdhënësin rreth përshtatshmërisë suaj në rolin aktual.

Pyetjet e intervistave rreth sjelljes zakonisht paraprihen me fjali të tilla si ‘Më jepni një shembull të…’ ose ‘Më tregoni për një kohë kur…’. Pyetjet do të përqendrohen në karakteristika si puna ekipore, udhëheqja, zgjidhja e problemeve dhe kështu me radhë. Është me shumë rëndësi të jeni të përgatitur të shpjegoni çka keni bërë, çfarë keni thënë dhe si jeni ndier.

Shembuj pyetjesh nga intervistat rreth sjelljes:

Shërbimi ndaj klientit: Më tregoni për periudhën që keni ‘ndryshuar kursin’ tuaj, në mënyrë që të siguroni shërbimin më të mirë të mundshëm për konsumatorin. Çfarë keni bërë dhe si u përgjigj klienti?

Ekipi i punës: Më jepni një shembull se si jeni përshtatur me stilin e punës së bashkëpunëtorit, në mënyrë që të arrinit objektivat e performancës suaj.

Konflikti: Më tregoni për situatën që keni zgjidhur një çështje me një koleg të vështirë.

Lidershipi: Më jepni një shembull të një situate ku ju keni ndërmarrë rolin e udhëheqësit.

Zgjidhja e problemeve: Përshkruani një situatë në të cilën përvoja juaj nuk ju ka përgatitur për një grup detyrash dhe se si të përballeni me to.

Si t’u përgjigjeni pyetjeve të tilla:

Një mënyrë popullore për përgatitjen e përgjigjeve për të tilla pyetje është ‘metoda STAR’.

-Situata: Rishikoni historinë e karrierës tuaj ndaj një situate e cila ka rezultuar pozitive.

-Detyra: Përshkruani detyrat që duhet të kryenit.

-Veprimi: Jepni me detaje veprimet e nevojshme për të përmbushur detyrimet tuaja.

-Rezultati: Shpjegoni rezultatin

Këshillat e mëposhtme mund të jenë të dobishme për të përgatitur përgjigjet tuaja, duke përdorur metodën STAR:

-Rishikoni përshkrimin e punës për të vlerësuar aftësitë e nevojshme.

-Rishikoni CV tuaj, në mënyrë që të identifikoni arritjet dhe aftësitë për pozicionin.

-Theksoni tre ose pesë atributet dhe aftësitë kryesore tuajat që ju dallojnë nga të tjerët.

-Jepni përgjigjet tuaja individuale. Përqendrohuni në punën në grup, motivimin, udhëheqjen, angazhimin dhe zgjidhjen e problemeve që lidhen me punën. Përgatituni të jepni shembuj se ku keni dështuar dhe se si jeni përballur me këtë dështim – askush nuk është perfekt dhe punëdhënësit kanë nevojë të shohin shembuj fleksibiliteti.

-Përgatisni shembuj të detajuar. Punëdhënësit dëshirojnë specifikat – jo përgjithësimet.

-‘Materializoni’ përgjigjet tuaja me arritjet tuaja.

-Tregohuni i sinqertë me veten. Nëse pozita nuk është ajo e duhura për ju, ose ju mungojnë aftësitë kryesore për këtë rol, është e rëndësishme ta pranoni një fakt të tillë.


Në intervistat e sjelljes, nuk ka përgjigje të drejtë ose të gabuar. Menaxheri i punësimit përpiqet thjesht të vlerësojë nëse ju jeni një ‘përshtatje’ e mirë për kompaninë, duke kuptuar se si do të silleni në një situatë të caktuar. Kryesorja është të dëgjoni me vëmendje, të siguroni përgjigje specifike dhe mbi të gjitha, të tregoheni të ndershëm. /Revistaekonomia/

Related

Speciale 939303160722766804

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item