Si të fitosh vendin e punës gjatë intervistës

Për të fituar vendin e punës duhet të dish si të përgjigjesh. Sot shumë biznese private përveç përvojave apo profesionalizmit, e bazojnë vle...


Për të fituar vendin e punës duhet të dish si të përgjigjesh. Sot shumë biznese private përveç përvojave apo profesionalizmit, e bazojnë vlerësimin për intervistuesit edhe në dy pyetje kryesore. “Përse jeni larguar (apo kërkoni të largoheni) nga puna që po bëni? Si dhe “Pse duhet t’ju punësoj ju?” Asnjëherë mos flisni keq për stafin drejtues, punonjësit, shefin dhe klientët e kompanisë ku keni punuar. Ky rregull është absolut: asnjëherë mos u trego negativ! Veçanërisht, mundohu të shmangësh përdorimin e fjalëve të tilla si “mospërputhje karakteri”, “nuk arritëm të kuptoheshim” apo fjalë të tjera të cilat lidhen me kompetencat, integritetin apo temperamentin tuaj.

Nëse aktualisht jeni në atë pozicion
Nëse nuk jeni 100% i sigurt që do të largoheni nga pozicioni aktual, mos kini frikë. Duke pasur një punë, jeni në një pozicion më të sigurt sesa dikush që nuk e ka një të tillë. Deklaroni sinqerisht që ju kërkoni një pozicion të ri pune. Përgjigjja juaj duhet të jetë më e sigurtë dhe e vendosur, nëse e dini se cili është pozicioni dhe nëse ai përputhet me atë që ju kërkoni.

Nëse nuk keni një punë
Asnjëherë mos gënjeni nëse ju kanë pushuar nga puna. Nuk është etike dhe është lehtësisht e vërtetueshme. Gjithashtu, mos u mundoni të justifikoni veten, duke shmangur përgjegjësitë tuaja. Edhe më mirë nëse largimi juaj ka qenë për shkak të shkrirjes së departamentit, të shkurtimit të stafit etj. Jepni një përshkrim të pushimit tuaj nga ai pozicion, pa shfaqur ndenja negative, duke treguar se e mirëkuptoni këtë situatë dhe që do të kishit marrë të njëjtin vendim. Kjo do të rrisë imazhin dhe pozicionin tuaj dhe do të tregojë se ju tashmë e keni kaluar atë periudhë.

Për të gjitha pozicionet e mëparshme:
Sigurohuni që keni një arsyetim të mirë e të shkurtër për të gjitha rastet e mëparshme që jeni larguar nga puna. Arsyet më të mira janë: më shumë para, mundësi më të mira, më shumë përgjegjësi apo rritje profesionale.

Pse duhet t’ju punësojë ju?
 Kjo është pyetje “vrasëse” sepse shumë prej kandidatëve janë të papërgatitur për një pyetje të tillë. Nëse këtu ju filloni të belbëzoni pa thënë qartësisht argumentet, keni humbur të gjitha mundësitë.
Përgjigjja më e mirë: Tani e kuptoni se sa e rëndësishme është të aplikoni strategjinë e zbulimit të nevojave dhe kërkesave të punëdhënësit, përpara se t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje? Nëse ju i dini kërkesat dhe dëshirat e punëdhënësit, kjo pyetje do t’ju rrisë mundësitë e përzgjedhjes, sepse ju ndryshe nga kandidatët e tjerë do t’i jepni intervistuesit arsyet më të mira për t’ju punësuar – arsyet që kanë lidhje drejtpërdrejt me kërkesat dhe nevojat e tij. Pavarësisht nëse intervistuesi e bën këtë pyetje shprehimisht apo jo, kjo është pyetja më e rëndësishme e intervistës suaj. Përmend secilën kërkesë të pozicionit të punës dhe argumento pse ju e plotësoni atë kërkesë shumë mirë.Shembull: “Ashtu si unë i kuptoj kërkesat tuaja, ju po kërkoni fillimisht për dikë që mund të menaxhojë shitjet si dhe marketingun e sektorit të botimeve. Ashtu siç dhe ju thatë, ju kërkoni dikë me përvojë në shitjen e librave. Pikërisht në këtë fushë, unë kam investuar 18 vjet të karrierës sime. Besoj se i di kontaktet e duhura, metodat, parimet dhe teknika të suksesshme menaxhimi më mirë se çdonjëri tjetër në industrinë tonë. Gjithashtu ju duhet një person që të zgjerojë linjat e shpërndarjes. Në pozicionin tim më parë, idetë e mia novatore dyfishuan, më pas trefishuan numrin e shitjeve të librave në kompaninë tonë. Jam i sigurt se mund të bëj të njëjtën gjë për kompaninë tuaj”.

Si ta mbyllim suksesshëm një intervistë pune?
Përshtypja e parë që krijon tek njerëzit kur i takon për herë të parë, është shumë e rëndësishme dhe mund të zgjasë shumë. E njëjta gjë ndodh kur largohesh, ju mund të përforconi atë përshtypje të parë të mirë që krijuat ose të shkatërroni të gjithë punën e mirë që keni bërë – njerëzit i mbajnë mend shumë mirë gjërat e fundit që keni thënë ose keni bërë. Shpeshherë ndodh që kur mbaroni intervistën, ju ndiheni të çliruar, situatë e cila ndikon sjelljen tuaj. Qëndroni të gatshëm derisa të jeni larguar nga vend i intervistës. Madje ju mund të përdorni minutat e fundit të intervistës për të rritur mundësitë tuaja për një përshtypje sa më pozitive. Përshëndetja kur largoheni. Zakonisht është intervistuesi ai që sinjalizon fundin e intervistës. Çfarë të bëni? Qëndroni i ulur derisa intervistuesi të ngrihet. Mblidhni gjërat tuaja, në mënyrë që të mos ketë pritje të pakëndshme kur të jesh gati për t’u larguar. Çfarë të thoni? Lejoni intervistuesin të thotë “Mirupafshim” dhe më pas përgjigjuni. Nëse ai/ajo nuk e bën i pari, atëherë merreni ju iniciativën. Përshëndesni duke përdorur shprehje të tilla si “Kënaqësi që ju takova”. Shtrëngoni duart. Nëse intervistuesi nuk e bën i/e pari, atëherë bëjeni ju i pari. Duke u larguar nga zyra dhe ndërtesa. Mbani një qëndrim profesional derisa të largoheni plotësisht nga ndërtesa. Edhe nëse nuk ka njerëz, mund t’ju vëzhgojnë me anë të kamerave. Shmangni ndezjen e cigares menjëherë pasi largoheni nga zyra e intervistës. Mos harroni të përshëndesni dhe falënderoni recepsionisten. Çfarë nuk duhet të thoni? “Shpresoj të dëgjohemi”; “Ju lutem mos harroni të më njoftoni për rezultatin”; “Më falni për vonesën”; “Shpresoj të gjeni personin e duhur” (Mbani mend që ju duhet të supozoni se jeni personi i duhur, ky është imazhi që duhet të kultivoni)./standard

Related

Sistemi i suksesit 6804438808858361476

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item