Shqiptarët e Ukrainës, pro dhe kundër Rusisë

Sikurse ka bërë të ditur rrjeti “Balkan insight”, një numër i konsiderueshëm i komunitetit të shqiptarëve që prej kohësh jetojnë në zo...


Sikurse ka bërë të ditur rrjeti “Balkan insight”, një numër i konsiderueshëm i komunitetit të shqiptarëve që prej kohësh jetojnë në zona të ndryshme të Ukrainës nuk kanë një mendim të përbashkët lidhur me raportin e Rusisë me Ukrainën.
“Balkan Insight” ka vizituar një rajon, të banuar nga bullgarët, moldavët, shqiptarët dhe rusët dhe konkretisht qytetin Bolhrad dhe rrethinat e tija. Valery Peikov, një bullgar etnik, flet lirshëm gjuhën shqipe, publikon agjencia, që më tej vazhdon raportin:
“Gjyshja ime fliste pesë gjuhë: rumanisht, shqip, bullgarisht, gagauzian dhe rusisht,” thotë Valery. “Ne gjithmonë kemi qenë tolerantë dhe paqedashës. Për këtë arsye më pak se një e katërta e popullsisë këtu janë pro- Rusisë”, thekson ai.
Ndërsa shqiptari Pyotr Kirpik, 55 vjeç, do që të jetë pjesë e Rusisë.
“Ne kemi 11 kombësi të ndryshme në këtë rajon dhe nuk kemi pasur kurrë probleme me njëri- tjetrin, pasi jemi si vëllezër. Por gjithmonë i kemi folur njëri- tjetrit në rusisht dhe duam që të flasim në këtë gjuhë. Ndaj dua të jemi pjesë e Rusisë. Ukraina perëndimore dhe ajo lindore janë dy kultura, dy kombësi të ndryshme,” thotë Kirpik, që vazhdon të arsyetimin.
“Ne nuk jemi kundër Ukrainës. Por kur Ukraina u nda nga Bashkimi Sovjetik, pyesja gjithmonë veten se përse u bëmë të pavarur. Tani nuk dua të jemi më pjesë e kësaj Ukraine”.
Pyotr Kirpik ankohet se qeveria e re po imponon mësimin e ukrainishtes në shkolla dhe përdorimin e saj në jetën publike.
Një tjetër shqiptar, Max Kirchev, nga Bolhrad, por që jeton e punon prej vitesh në Kiev, thotë se gjenerata e tij mbështet një Ukrainë pro - perëndimore.
“Në vendin tonë, shumë të moshuar akoma besojnë në fuqinë e Bashkimit Sovjetik dhe akoma i kujtojnë ato kohë.
Natyrisht jo shumë prej tyre i kujtojnë ato si kohë të ëmbla, por këta njerëz janë pro- rusë, kurse shumica e të rinjve janë pro- Ukrainës. Ata duan të jetojnë në një vend demokratik me mirëqenie europiane. Shumica e miqve të mi janë dakord me këtë”, shton ai. /balkaninsight/

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item