SHKENCE / KOHA, a është reale, apo është iluzion?

Mendimtarë të ndryshëm, që nga filozofët e lashtë grekë e deri tek kozmologjia kuantike bashkëkohore si dhe teoria e inflacionit të përjetsh...


Mendimtarë të ndryshëm, që nga filozofët e lashtë grekë e deri tek kozmologjia kuantike bashkëkohore si dhe teoria e inflacionit të përjetshëm, e kanë quajtur kohën një iluzion. Për ta, percemtimi i kohës që kalon nga një moment i tashëm tek një moment tjetër i tashëm është një sajesë e psikologjisë sonë, kështu që cdo gjë që është reale apo e vërtetë, është e tillë përjetësisht dhe në mënyrë të pakohë. Besimi që realiteti qëndron në një mbretëri të pakohë të të vërtetës, dhe jo në një rrjedhë ngjarjesh që perceptimet dhe shqisat tona na tregojnë, mund të mbështetet prej argumentave shkencorë, por ai gjithësesi reflekton një paragjykim metafizik. Përpjekjet bashkëkohore për të shtrirë teorinë kuantike tek kozmologjia, për të përfshirë të gjithë Universin dhe jo vetëm një nën-sistem të tij, shpesh herë struken në ekuacione që sugjerojnë se koha buron prej një realiteti të pakohë. Por këto përpjekje kanë probleme, teknikë dhe konceptualë, që janë edhe më sfidues se sa rebuset e zakonshëm të teorisë kuantike. Përparime të ndryshëm që janë bërë në studimin e gravitetit kuantik kanë treguar se sistemi ynë hapësirë-kohë katër dimencional mbulohet vetëm në një version të teorisë, në të cilën koha është reale dhe nuk buron nga dicka tjetër. Përkundër traditës së lashtë metafizike, koha jo vetëm është reale, por ka gjasa që ajo është i vetmi aspekt i realitetit që ne e përjetojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, që është themelor dhe që nuk buron nga asgjë tjetër./bota.al

Related

Shkencë 1644918524228509602

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item