Putini “kërcënon” edhe Maqedoninë, reagon Evropa

Presidenti rus, Vlladimir Putin dërgoi letër deri te 18 liderë evropianë me të cilën e paralajmëron Evropën se mund të vijë deri te ndal...


Presidenti rus, Vlladimir Putin dërgoi letër deri te 18 liderë evropianë me të cilën e paralajmëron Evropën se mund të vijë deri te ndalimi i distribuimit të gazit rus për vendet evropiane, nëse Ukraina nuk ia paguan Rusisë borxhin për energjensin, shkruan "Rosijskaja gazeta". Sipas gazetës, letra është adresuar deri te liderët e Maqedonisë, Austrisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Moldavisë, Rumanisë, Polonisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Serbisë, Turqisë, Hungarisë, Francës, Kroacisë dhe Çekisë. Në letrën deri te liderët evropianë Putini thekson se Ukraina i ka borxh Rusisë 17 miliardë dollarë, pasi që më nuk vlejnë zbritje të caktuara, si dhe 18,4 miliardë dollarë, të cilat Kievi duhet t'i paguaj në emër të sanksioneve për mosshfrytëzimin e sasisë minimale vjetore të gazit, në pajtim me marrëveshjen e vitit 2009. Presidenti rus u bëri thirrje shfrytëzuesve evropianë të gazit rus t'i shqyrtojnë çështjet e përmbajtura në letër. Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë kundër-reagimi i Komisionit Evropian, i cili i ka bërë thirrje Rusisë që të respektojë kontratat e saj të gazit. Apeli vjen pasi presidenti rus, Vlladimir Putin, ka paralajmëruar Evropën se furnizimet me gaz do të vihen në rrezik, nëse Ukraina nuk paguan borxhin e saj prej 2.2 miliardë dollarësh. “Evropa është kliente e besueshme e gazit dhe presim që furnizuesit tanë t’i përmbushin angazhimet e tyre”, ka thënë një zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item