Putin: Obama do të më shpëtonte po ta shihte se po mbytem

Presidenti rus Vladimir Putin beson se presidenti amerikan Barack Obama, do ta shpëtonte atë po ta shihte që po mbytej. Putin ka mar...


Presidenti rus Vladimir Putin beson se presidenti amerikan Barack Obama, do ta shpëtonte atë po ta shihte që po mbytej.
Putin ka marrë një pyetje të çuditshme gjatë konferencës së tij sot në televizionin Rus.
Dikush e ka pyetur atë se a beson që Obama do ta shpëtonte pot a shihte duke u mbytur.
Putin ka qeshur dhe është përgjigjur:
“Nuk dua të mbytem. Por mendoj se Obama është një person i mirë dhe sigurisht se do të më ruante”, ka thënë ai.
Putin është pyetur edhe për jetën e tij personale. Një pyetje ka qenë edhe se kur Rusia do ta ketë Zonjën e Parë por sipas përkthimit që ka dhënë televizoni rus, ai është përgjigjur se së pari “do ta ndihmoj ish- Zonjën e Parë që të gjejë një bashkëshort të ri”.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item