Putin: Interneti "i lidhur" me CIA-n

Presidenti rus Vladimir Putin e quajti Internetin një projekt të CIA-s. Kremlini synon të ushtrojë kontroll më të madh në internet, të...


Presidenti rus Vladimir Putin e quajti Internetin një projekt të CIA-s. Kremlini synon të ushtrojë kontroll më të madh në internet, të cilin aktivistët e opozitës, që nuk lejohen të dalin në televizionet kombëtare, e kanë përdorur për të përhapur idetë e tyre dhe për të organizuar protestat.
Këtë javë parlamenti rus miratoi një ligj që u kërkon mediave sociale t’i mbajnë serverat në Rusi dhe të ruajnë gjithë informacionin e përdoruesve për të paktën 6 muaj. Po ashtu rrjeti më i madh social rus, “VKontakte”, kontrollohet nga biznesmenë të afërt me presidentin Putin.  
Duke folur të enjten në një forum për median në Shën Petërburg, Putin tha se interneti ishte fillimisht “një projekt i CIA-s” dhe “po vazhdon të zhvillohet si i tillë”.
Për t’iu kundërvënë këtij ndikimi, tha ai, Rusia duhet të “luftojë për interesat e saj” në internet.
Një komentues rus, iu ankua zotit Putin se faqet e huaja të internetit dhe firma ruse “Yandex”, një motor kërkues, që në Rusi është më i madh se Google, e ruajnë informacionin në servera në vende të tjera, gjë që mund të bjerë ndesh me sigurinë kombëtare të Rusisë.
Në përgjigjen e tij presidenti Putin përmendi trysninë, por pa e specifikuar atë, që ishte ushtruar fillimisht ndaj firmës Yandex dhe e kritikoi ashpër kompaninë që është regjistruar në Holandë, jo vetëm për taksat, por edhe për konsiderata të tjera.
/Shekulli Online/ G.F./

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item