Publikohet video e re mbi vdekjen e Ilia Karelit (Video)

Mediat greke nuk reshtin së publikuari video mbi vdekjen e Kudret Kumes, ose i njohur ndryshe si Ilia Kareli. Në videon e publikuar so...


Mediat greke nuk reshtin së publikuari video mbi vdekjen e Kudret Kumes, ose i njohur ndryshe si Ilia Kareli. Në videon e publikuar sot, tregohen momentet e fundit të Ilia Karelit dhe vdekja e tij. Sipas pamjeve, Kareli ka vdekur në shtrat pas torturave, i zhveshur dhe me duar të lidhura.
Një fakt i ri që del në pah nga videoja më e re është se në dhomën ku torturohet Kareli, hyn e del edhe një zyrtar i veshur me rroba civili. Nga xhirimet e mëparshme ka rezultuar se i vetmi person me kostum civil e këmishë bojë qielli në regjistrimet e kameras së burgut ka qenë drejtori i Nigritas. Në këtë video, drejtori shfaqet vetëm me këmishë.
Por drejtori i burgut, i akuzuar për shkelje të ligjit, ka argumentuar se ndodhej aty pasi ishte në mbikqyrje të mbërritjes së të dënuarit Kareli në burgun e Nigritës, sipas rregullores dhe më pas ka shkuar në zyrën e tij, pa qenë në dijeni të torturave që pasuan ndaj Karelit. E ndërsa drejtori i burgut mohon të ketë qenë në dijeni të torturave, kjo video hedh poshtë deklaratat e tij dhe e implikon me ngjarjen.
Gjashtë prej gardianëve që shikohen në videon e re dokument të kamerave të sigurisë së burgut, janë dërguar ditën e djeshme në burgun Dhiavaton. Avokatët e tyre mbrojtës kanë bërë kërkesë për heqjen e paraburgimit dhe anulimin e procesit.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item