Pse të duhen 25 deputet o Ali Ahmeti?!

Veton Ibrahimi U bë tashmë e modës që “kryepatrioti shqiptarë” Ali Ahmeti të kërkon 25 deputet nga shqiptarët që ti realizon të drejta...

Veton Ibrahimi
U bë tashmë e modës që “kryepatrioti shqiptarë” Ali Ahmeti të kërkon 25 deputet nga shqiptarët që ti realizon të drejtat e shqiptarëve!
Thuase asnjëherë asgjë nuk i dhanë shqiptarët.
Po ti o “komandant” i ushtrisë së tradhëtuar, i pate djemt më të mirë të kombit me pushkë në dorë dhe asgjë nuk bëre, përkundrazi i tradhtove ata djem dhe atë ideal për të cilin ata kapën pushkën ne dorë. Na premtove çlirimin nga pushtimi shekullor sllavomaqedonas, dhe përfundove në prehër të Crvenkovskit!
Ty, pas zgjedhjeve të vitit 2002 ende pa u mbyll kutitë e votimit, ne ora 18:55, PDSH-ja, i ndjeri z.Arbër Xhaferi dhe z.Mendu Thaçi dolën në preskonferencë dhe të uruan për rezultatin dhe deklaruan se deputetët e PDSH-së ishin edhe deputetët tuaj.
Pra ti edhe djemt më të mirë të kombit i pate me pushkë në dorë dhe i tradhtove, edhe 28 deputet i pate në vitin 2002 bashkë me deputetet e PDSH-së dhe po prap i tradhtove!
Tani çfarë kërkon më, pse të duhen 25 deputet?!
Që të vazhdosh të tallesh me shqiptarët?! Të vazhdosh ti vrasësh dhe mbushish burgjet plot me ish ushtarë dhe njerëz të pafajshëm?! Të na ndodhin çdo ditë e më shumë Sopota dhe Radishana?!
Jo zotrinjë jo, mjaft ishte më. Shqiptarët me 27 prill do ta thonë fjalën e tyre dhe do ti japin mbështetje plebishitare PDSH-së.
Do ta mbështesin PDSH-në sepse do të kenë siguri fillimisht në shtëpitë e tyre.
Me PDSH-në në qeverisje nuk guxon te hazardiset asnjë polic maqedonas aq më pak ndonjë huligan maqedonas.
Me PDSH-në në qeverisje, shqiptarët do të jenë zot në shtëpi të vetë dhe do ta marrin hisen që u takon nga ky shtet.
Me PDSH-në në qeverisje ky shtet o do të jetë i përbashkët o do të tronditet. Dhe PDSH-ja e ka dëshmuar këtë edhe pa 25 deputet që po i kërkon ti zotrote, por me më pak, shumë më pak.
Pra fuqia e numrave nuk është thjeshtë aritmetikë “shoku komandant” i ushtrisë së tradhtuar, por është dhe duhet të jetë fuqi reale në ekzekutiv.
Aty ku ju “komandantët” e ushtrisë së tradhtuar, silleni si kuaj të tredhun, ndërsa në fushatë elektorale tentoni të na shiteni si “Hamshorë”, që ju duheshkan edhe 25 mandate dhe paskeni me bë sa hap e mbyll sytë gjithcka të mirë për shqiptarët, se na e paskeni shpërbërë edhe Jugosllavinë juve dhe qenkeni i mejdaneve!!
Tani cilën t’a besojnë shqiptarët, atë që e paskeni shpërbërë Jugosllavinë apo atë që Gruevski dhe Mijallkovi ju kan “tredhur”. Kjo e dyta duket sheshit, atë të parën s’ta merr njeri seriozisht!
Aq keq ju kan tredhur sa as nuk dini çfarë flisni më. Vazhdoni me dënglat e presidentit konsensual, kur kan mbet më pak se 10 ditë dhe të dy kandidatët janë maqedonas!
Shtrëngoj pak ato të tredhunat dhe thuju shqiptarëve se cili është i përzgjedhuri jot?!
Cili maqedon është presidenti jot?!
Na flitni për mejdane me dorën lart si shoku Enver dhe krekoseni si gjeli në pleh, sepse askush hesap nuk ju bën. Nuk keni asnjë relevancë as tani sikundër nuk keni pas asnjëherë relevancë në qeveri, përveçse keni qenë dekor apo kuaj te “tredhun” në qeverinë e Gruevskit.
Me PDSH-në në qeverisje, gjithcka do të jetë ndryshe, bukfalisht gjithcka. Gjithçka do të rihapet, edhe ato tema që ju tentuat t’i mbyllni në menyrë tinzare. Duke filluar nga përdorimi zyrtarë i gjuhës shqipe, përdorimi zyrtarë i flamurit kombëtar me dinjitet e deri tek hisja në buxhet.
Do të lirohen të gjithë të burgosurit e pafajshëm, do të rishqyrtohet çdo projekt antishqiptarë, do të hapen dhe rihapen të gjitha temat që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të shqiptarëve me një agjendë të saktë për implementimin dhe realizimin e tyre.
Me PDSH-në në qeveri nuk do të ketë “Skopje 2014″ as edhe asnjëfar “Skopje tjetër” por do të ketë vetëm Shkupi.
Me PDSH-në në qeveri çdo shqiptarë do të ndjehet i sigurtë si asnjëherë tjetër, qoftë në vendin e punës qoftë në bisnesin që ushtron në çdo cep të Maqedonisë.
Me PDSH-në në qeveri, njëherë e përgjithmonë do të marrin fund reketi dhe shantazhi. Nuk do guxon më askush askujt ti kërcënohet, as hajdut apo huligan por as edhe shteti
nuk do guxon ti shantazhon bisneset shqiptare.
Me PDSH-në në qeveri edhe ju shoku “komandant”i ushtrisë së tradhtuar, do të jeni më të sigurtë. Nuk do mund të ju shantazhon askush më, as Gruevski as Mijallkovi. As ju dhe as disa pseudoanilst të cilët kjo borë e vonuar, si duket ka ndikuar tek ta, që në gjithçka janë shumë me vonesë! Si duket edhe ata janë “tredhur” kohë më parë.
Për Crvenkovskin nuk ju garantojmë, atë e keni jaran të vjetër. Mbase do përfundoni njësoj si ai, dhe do keni mundësi për ti dhez cigaret njëri tjetrit, me një pleqëri të lumtur në zabelet e Zajazit!

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item