Pretendimet e një libri: Bashkimi Europian u dizajnua nga Hitleri. Hapet debat i madh

“BE: E vërteta për Rajhun e Katërt- Si e fitoi Hitleri Luftën e Dytë Botërore”. Ky është titulli i librit më të ri i bashkëautorëve Daniel J...

“BE: E vërteta për Rajhun e Katërt- Si e fitoi Hitleri Luftën e Dytë Botërore”. Ky është titulli i librit më të ri i bashkëautorëve Daniel J.Beddowes dhe Falvio Cipollini, i cili hedhë tezat se “Bashkimi Europian ishte ëndër e Hitlerit”.


Mirëpo ky libër ka hapur një debat të madh. Partia Liberal Demokrate, përkatësisht lideri i saj Nick Clegg e quan këtë libër një “mit të cuditshëm”.
Në libër thuhet se Hitleri planifikonte të krijonte Shtetet e Bashkuara të Europës. Ai gjithashtu donte që kryesinin e këtij organizmi ta kishte Gjermania.
“Për cka është Bashkimi Europian? Kush në të vërtetë përfiton? Natyrisht se Gjermania. Nuk është e rastësishme që cdo vend i Bashkimit Europian po bëhet cdo herë e më i varfër derisa Gjermania po pasurohet”, thuhet në libër.
Libri ka edhe një kapitull me titullin “Bashkimi Europian ishte inspiruar dhe dizajnuar nga nazistës”. /Express

Related

Libri 4618746323700758932

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item