Pesë lopë për një nuse

Nga Martin Leidenfrost,  Die Presse Në fillim të udhëtimit tim të paharrueshëm kisha marrë një informacion të çuditshëm: edhe pse serbët dhe...

Nga Martin Leidenfrost, Die Presse


Në fillim të udhëtimit tim të paharrueshëm kisha marrë një informacion të çuditshëm: edhe pse serbët dhe shqiptarët njihen si armiq të vjetër, qindra bujq serb në rajonin jugor të Sanxhakut janë martuar me shqiptare katolike. Udhëtova drejt malësisë Peshter, ku jetojnë akoma këta blegtorë serbo- ortodoksë. Rreth e qark zonës ka myslimanë. Serbet e reja shkojnë në qytet. Duhet të shoh nga afër nëse këto martesa serbo- shqiptare janë vërtet sipas parimit fito- fito.
Sapo mbërrij në Peshter, më pushton heshtja e lëndinave të një lartësie mbi 1000 metër. Nuk ka thuajse asnjë pemë, ndërkohë që është ftohtë. Rehatohem në një bujtinë, të quajtur Divna, që i ngjan më shumë një spitali fushor të kohës së Titos. Mikpritësi im, Mirko, më flet për gratë shqiptare. “Janë sikur vijnë nga shekulli i 16-të”.
Një tufë me fëmijë të pabindur më çon drejt fshatares së re shqiptare. Marta është e bukur, bionde, e përzemërt, me një pamje të matur. Jeton prej shtatë vitesh në Shtavajl si 20 shqiptare të tjera. Në mur janë të varura tre pallto fëmijësh. Fermeri i ri nuk më beson në fillim. Një televizion boshnjak ka qenë më përpara aty dhe e kanë mashtruar në lidhje me një honoror. Marta bën kujdes që të mos përgjigjet kurrë përpara të shoqit të saj.
E pyes nëse shqiptarët janë kaq të zellshëm në punë.
E konfirmon duke shtuar: “Por unë kam paguar edhe shtatë lopë për të”.
Duket se jam shumë me fat. Atë mbrëmje në Shtavajl pritet që të vijë një tjetër grua nga Shqipëria. Më çojnë në një dhomë të vogël, të mbushur me burra. Tipa të thjeshtë, me dhëmbë të humbur në vend të dhëmbëve të artë. Këndojnë dhe kthejnë ndonjë gllënjkë. Askush, madje as bujku thatuq nuk e ka parë gruan. “Do vijë brenda dhjetë minutash,”më thonë.
Dhëndri ka dalë që tani në pritje tek karburanti i Sjenivës.
Më pas bëhem dëshmitar. Një makinë e vogël me flamur serb vjen duke i rënë borisë. Gruaja, 21 vjeç, me një fustan të thjeshtë dhe një xhaketë lëkurë, zbret. Ajo ul kokën dhe hyn brenda. Pesë lopë, dëgjoj unë. Se si quhet gruaja, nuk ka pyetur askush. Ah, një tjetër Marta. Dhëndri, pak i habitur, flet me anë të një përkthyesi me miqtë. Një tabaka me mollë të arta vjen për qerasje. Të gjithë lënë para. Një tip muskuloz, që ka qëlluar më parë me armë, lë 500 euro. Në fund, shkesit marrë paratë. Ata janë më të bekuarit.
Më pas udhëtoj në drejtim të Shqipërisë, 300 kilometra larg, në fshatin nga ku vjen Marta 1. Mbërrij në errësirë në Torovicë, një fshat i gjatë, me një grumbull ndërtesash parafabrikate në mes. Në kafene, rreth meje mblidhen një grumbull burrash. Adoleshenti Adolf flet anglisht, babai serbisht dhe pronari gjermanisht. Pyetja ime u djeg. “Është e vërtetë që vetëm shkesi merr 1 mijë euro?”. Pronari sqaron: “Dërgojmë vetëm të shëmtuarat në Serbi, ose ato që kanë shkuar më përpara në krevat me meshkuj”. Unë protestoj. Më shohin me zemërim. “Çfarë marrëdhëniesh ke ti me Martan?”. Tërhiqem i frikësuar. Nuk duket dhe aq romantik ky udhëtim. Megjithatë mua këto martesa më duken të mira.

Related

Shtypi i huaj 6729917927259258913

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item