Perceptimi i ndryshimit,…ndryshe

Nga Majlinda Bushja Gjetja e emëruesit të përbashkët (normës) për gjithçka ndodh rreth nesh është vështirësisht e pranushme për të gjithë, p...


Nga Majlinda Bushja


Gjetja e emëruesit të përbashkët (normës) për gjithçka ndodh rreth nesh është vështirësisht e pranushme për të gjithë, për vet ndryshimin që ka në mendësi shoqëria e cila e sheh gjithmonë realitetin në këndvështrime të ndryshme duke u pozicionuar në kahet e saj të parapëlqyer. Nga ana e vet ndryshimi përbën bazën e diversitetit të shoqërisë, pavarsisht kompleksitetit që sjell me vete për shkak të kushteve në të cilat merr formë. Ai është i domosdoshëm për të thyer të zakonshmen e përditshmërisë sonë e për të sjell me vete elementët pozitiv që bëjnë diferencën me të shkuarën duke përcjell zhvillimin e kërkuar. Çdo ndryshim, vjen ndryshe në përfytyrimin e çdo individi pavarsisht pozitivitetit që mbart me vete, pasi vet zhvillimi nuk konceptohet produktiv për të gjithë, megjithëse vjen, si risi. Nëse jemi të ndryshëm, ndryshe shohim dhe të njëjtën gjë pavarsisht vlerës që ajo mbart, duke venë kështu në dyshim të vërtetën mbi egzistencën e gjithçkaje që ndodhet rreth nesh. Përzgjedhja mbi më të mirën e supozuar për shumkënd nga ne, nga njëra anë përcakton këndvështrimin tonë, në raport me të tjerë, por nga ana tjetër bën dhe dallimin ensencial për përcaktimin e ndryshimit, ndryshe. Çdo risi kudo ku vjen nuk pritet me të njëjtin entuziazëm nga të gjithë, pasi ,ajo, risia së pari ndeshet me mendësinë tonë e cila ndryshon në varësi të vendit ku ndodhemi duke tjetërsuar në të njëtën kohë dhe pritshmëritë tona mbi atë që kemi përballë. Ne e projektojmë të ardhmen ndryshe dhe e gjitha kjo vjen se e shohim ndryshimin, në këndvështrime të ndryshme duke sjell mes nesh diversitetin si domosdodhmëri. Por nga ana e vet diversiteti sa pranohet aq dhe paragjykohet mes nesh pasi i ndryshmi kërkon kohën e vet të bëhet i pranueshëm në ambjentin që e përcakton si të huaj. Ne përpiqemi t’i japim të drejtë atij ndryshimi që në mendjen tonë perceptohet si i pranueshëm duke e konceptuar botën me një sërë normash që vijnë nga e kaluara, ku devijimi shihet me konfuzitet deri në momentin që bëhet i pranueshëm duke u konsideruar si një normë e re.
Gjithëmonë tendenca e shoqërisë është të rendi drejt së resë, ku ndryshimi përcakton realisht parametrat e lirisë për vendin në të cilin ndodh. Shpesh një liri e kufizuar e sjell ndryshimin të orjentuar, por që shoqëria e pranon veçandërisht kur ka një alternativë për të përzgjedhur. Në shoqëritë e mbyllura ngjashmëria është më e pranueshme sesa ndryshimi, i cili shihet dhe ndonjëherë si rrezik për vet egzistencën e sistemit në të cilin ndodh. Të jesh i ndryshëm është mungesë dëshire për t’i ngjarë masës, e cila nuk e pranon dot të kundëtën e vet, ndaj përshtatshmëria në këto raste është më e qenësishme, sesa kundërshtia. Megjithatë, edhe kur sistemet e mbyllura, me kufizimin e lirisë, kufizojnë edhe të drejtën për të qenë i ndryshëm prap dëshira është për të mos rënë në monotoni, duke ndryshuar kështu vetëm në ato aspekte që janë të pranueshme për pjesën drejtuese, veçandërisht liderin. Çdo tentativë përtej këtij pranimi sjell vërtet një ndryshim, por që e çon individin pas në kohë duke tjetërsuar negativisht të ardhmen e tij, ndaj njerëzit më shumë sesa t’i binden ndryshimit të dëshiruar bëjnë një ndryshim të kontrolluar në një sistem të tillë.
Në demokraci, veçandërisht në demokracitë e reja që karakterizohen nga një periudhë tranzitore, ndryshimi, karakterizohet nga kaosi për shkak të dëshirës së madhe për të ndryshuar. Njerëzit inportojnë ndryshimin nga jashtë nëpërmjet të gjitha formave që ju ofrohet duke marrë çdo ndryshim që për shijet e tyre është i pranueshëm. Ky moskontroll i ndryshimeve i cili karakterizohet dhe nga përvoja e munguar e importuesëve, e sjell ndryshimin të paskalitur mes nesh duke marrë me vete kështu, përveç të mirave edhe anët negative të cilat e çorjentojnë shoqërinë duke e gjetur të papërgatitur. Me kalimin e kohës ne si individ kuptojmë se, ndryshimi, në prezantimin tonë me botën jashtë është vetëm fillimi i një ndryshimi madhor i cili karakterizohet nga të gjitha format, të cilat kërkojnë një mendësi tjetër për t’u përballuar dhe për t’u bërë të pranushme. Vet diversiteti i cili pëlqehet nga masa e gjerë pasi konceptohet si pjesë e lirësë dhe e drejtave të njeriut shpesh kthehet në vatër tensioni, për vet faktin se i ndryshmi që nuk është i pranushëm për mendësinë tonë, shihet si i kundërti jonë që duhet luftuar. Sidomos kthimi pas në tradita të largëta dhe në mendësi e një pjese të shoqërisë (nostalgjikët), sado e vogël shihet nga pjesa tjetër e saj, si një pjesë e prapambetur, por që pranohet vetëm për shkak të lirisë ku secili mund të jetojë ashtu si i pëlqen. Kjo pranohet më shumë në dukje, në të vërtetë brenda saj shoqëria zien nga konflikti për ta ndryshuar atë pjesë të shoqërisë që bën një dallim të madh nga masa e gjerë. Shpesh lindin debate të forta për të mos e pranuar ndryshimin, ku e reja dhe e vjetra kanë një dallim drastik mes tyre duke përdorur forma ndërshkuese për më të dobtin e që në këtë rast janë më shumë nostalgjikët e shoqërisë.
Meqenëse sot shoqëria është e hapur kudo dhe kontakti me botën jashtë është shumë i lehtë dhe i gjithfarëllojshëm, po me të njëjtën përmasë dhe ritëm është edhe ndryshimi në të gjitha aspektet ku ai është i mundshëm. Gjithë kjo prurje e çorjenton disi individin, ku ndryshimet janë aq të shpeshta sa vet ai nuk mundet dot t’i përqafoj ato hap pas hapi. Megjithatë, ai, përzgjedh atë ndryshim që është i duhuri sipas këndvështrimit të tij dhe për momentin që i duhet. Të njëjtin ndryshim persona të tjerë rreth tij e perceptojnë ndryshe, ose ai ndryshim nuk mund të jetë një, nga të përzgjedhurit e tyre. Deri këtu jemi mirë, për sa kohë jemi të prirur të pranojmë ndryshimin tek njeri-tjetri duke e konsideruar si një të drejtë që çdo individi i takon. Mirëpo realiteti i përditshëm na takon dhe me faktin që, kjo gjë sa pranohet aq dhe kundërshtohet, pasi jo të gjithë jemi dakort të pranojmë një ndryshim që vjen nga një pjesë e papërfillshme e shoqërisë. Nëse do të shihnim të njëjtën gjë komenti ynë për këtë do të ishte i ndryshëm, sepse ne e shohim ndryshe të njëjtën gjë. Kështu ndodh dhe me një ndryshim që vjen në ambjentet tona, ai, shihet ndryshe, ku këndvëshrimi ynë përcakton vlerën e ndryshimit që kemi përballë.
Ajo që ndodh me kalimin e kohës është zhvillimi i shoqërisë që sjell shumë ndryshime rrënjësore, por i njëjti ndryshim nuk është i njëtrajtshëm në përthithje, jo vetëm në shoqëri të ndryshme, por edhe brenda së njëjtës shoqëri. E gjitha kjo vjen se ndryshimi perceptohet në mënyra të ndryshme nga secili prej nesh, ndaj diku ai bëhet pjesë e jona, e në pjesë të tjera nuk ka të njëjtën ndjeshmëri për ta bërë të vetën, e diku tjetër për shumë arsye nuk arrin fare. Në fakt duhet shumë kohë që të ndodhin disa ndryshime rrënjësore që kur përthithen nga shoqëria i rezistojnë shumë kohës, problemi është se një ndryshim i ri do ta çon në krizë shoqërinë sepse do ta lëvizte atë nga tabani i saj. Ndaj këto ndryshime rrenjësore që vijnë me kohën shoqëria i përjeton me dramacitet pasi të jetuarit në një formë ndryshe nga ai i mëparshëm kërkon një ndryshim së pari në mendësi. Por dhe këtu takohemi me një ndryshim tjetër, që krijon probleme brenda së njëjtës shoqëri, pasi shoqëria është e përbërë nga breza të ndryshëm, të cilët përpiqen të jenë në harmoni me njëri-tjetrin. Në rastin e një ndryshimi rrenjësor ai që përshtatet më shumë është brezi i ri i cili rritet njëkohësisht me këtë ndryshim duke krijuar një mendësi ndryshe nga ai i prindërve të vet. Krijimi i kësaj situate përbën një problem thelbësor për harmoninë mes brezave, sepse përveçse ndryshimi shihet në këndvështrime të ndryshme nga i njëjti brezë duke krijuar tension të brendshëm, ai, shihet në këndvështrime të ndryshme dhe nga brezat e tjerë duke krijuar një kontraditë të shumfishtë. Nga njëra anë ndryshimi është domosdoshmëri duke u konsideruar një vlerë e shtuar vlerave të mëparshme, nga ana tjetër këndvështrimi ynë mbi të njëjtën prurje nuk pritet mirë nga të gjithë, ku disa mbesin besnik të së shkuarës, e disa të tjerë e pranojnë të renë sepse pëlqejnë shumë ndryshimin. Dhe e gjitha kjo ndodh sepse perceptimi i ndryshimit, është ndryshe për secilin nga ne, për vet ndryshimin që ka në mendësinë e vet secili. Dëshira për të pranuar diversitetin si vlerë nga njëra anë i jep frymëmarrje lirisë individuale që është e domosdoshme, por nga ana tjetër sjell brenda shoqërisë tensione të vazhdueshme, sepse të pranosh të ndryshmen duhet të karakterizohesh nga një tolerancë e thellë që jo çdokush e ka pjesë të vetën.

Gjithmonë vihet re se çdo shoqëri karakterizohet nga ndryshimet e veta të brendshme dhe të jashtme kohë pas kohe, të cilat janë momentale ose rrënjësore. Përpjekja është gjithmonë për ta bërë të pranueshëm secilin ndryshim deri në atë masë që mendësia jonë është e destinuar ta pranojë. Kjo nuk është asnjëherë pa kosto, për shkak të tensioneve të vazhdueshme që krijohen si pasojë e mendësisë individuale dhe asaj kolektive që çdo individ dhe shoqëri e ka pjesë të vetën. Çdo ndryshim kur vjen, shihet ndryshe për secilin nga ne, pavarsisht vlerës që mbart, sepse këndvështrimi ynë nuk i jep të njëjtën vlerë, së njëjtës gjë apo ngjarje që ndodh, duke e perceptuar çdo ndryshimim ... ndryshe. 

Related

Opinione 6125468076810336066

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item