Për BDI-në kryetarin e Parlamentit, për PDSH-në ministrin e punëve të brendshme

Përveç këtyre posteve, VMRO-DPMNE ka ndërmend të ofrojë për BDI-në dhe PDSH-në edhe nga dy poste tjera ministrore, me çka BDI do të ket...


Përveç këtyre posteve, VMRO-DPMNE ka ndërmend të ofrojë për BDI-në dhe PDSH-në edhe nga dy poste tjera ministrore, me çka BDI do të ketë dy ministra dhe kryetarin e Kuvendit, kurse PDSH do të ketë tre ministra

Kryeministri Nikolla Gruevski është i vendosur që nëse fiton zgjedhjet e 27 prillit, në koalicionin e ardhshëm qeveritar të përfshijë dy partitë më të mëdha shqiptare, njoftojnë për “Lajm” burime qeveritare. Sipas këtyre burimeve, Gruevski është i vendosur që pas zgjedhjeve të izolojë sa më tepër që është e mundur LSDM-në, dhe në kuadër të kësaj strategjie, ai ka ndërmend të përfshijë në qeveri edhe BDI-në edhe PDSH-në. 
Siç merr vesh “Lajm”, për arritjen e qëllimit për përfshirje të dy partive shqiptare në qeveri, Gruevski, gjegjësisht VMRO-DPMNE ka treguar gatishmëri që mes posteve tjerar BDI-së t’i ofrojë edhe postin e kryetarit të Kuvendit, kurse PDSH-së postin e Ministrit të punëve të brendshme. 
Përveç këtyre posteve, VMRO-DPMNE ka ndërmend të ofrojë për BDI-në dhe PDSH-në edhe nga dy poste tjera ministrore, me çka BDI do të ketë dy ministra dhe kryetarin e Kuvendit, kurse PDSH do të ketë tre ministra. 
Burime partiake në PDSH thonë se ata do të jenë partneri i vetëm shqiptar në qeverinë e ardhshme dhe se vështirë se do të pranojnë të marrin pjesë në qeveri bashkë me BDI-në. 
Në BDI nuk dëshirojnë të komentojnë as zyrtarisht e as jozyrtarisht këto informata. 
Burimet tona thonë se deri para tre muajve as Gruevski nuk ka pasur ndërmend të vazhdojë më tepër koalicionin me BDI-në, me arsyetimin se partia e Ahmetit emëron kuadro të dobëta në poste të rëndësishme. Mirëpo disponimi i Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së karshi BDI-së ka ndryshuar në drejtim pozitiv, pas dobisë që vlerësohet se i sjelli bojkoti i BDI-së kandidatit presidencial të VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov. 

Jozyrtarisht marrim vesh se edhe faktori ndërkombëtar në Shkup përkrah variantin e përfshirjes së dy partive më të mëdha shqiptare në qeveri, pa marrë parasysh se cila parti maqedonase fiton zgjedhjet e 27 prillit. /Lajm

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item