PDSH: Shqiptarët jetojnë në mjerim, Musa Xhaferi me shtëpi milionëshe‏ – Video

Sot anëtari i kryesisë qendrore, z. Orhan Ibraimi mbajti konferencë për shtyp lidhur me aferat korruptive të funksionarëve të lartë të BD...

Sot anëtari i kryesisë qendrore, z. Orhan Ibraimi mbajti konferencë për shtyp lidhur me aferat korruptive të funksionarëve të lartë të BDI-së:
Sot jemi para shtëpisë së Musa Xhaferit, i cili mban pozitën e zv/kryeministrit deri më 27 Prill në mbrëmje.
Vetëm në diktatura një punonjës shteti mund të ketë shtëpi të këtillë, të cilën rroga që merr Musa assesi nuk e justifikon! Justifikimi i vetëm është korrupsioni, hajnia, vjedhja e fondeve të mërgimtarëve, dhe shitja e interesit kombëtarë.
Ekstravaganca dhe luksi i shtëpive të zyrtarëve të BDI-së është edhe një provë e korrupsionit në shkallë të gjerë në të cilën janë zhytur.
Në ndërkohë pak metra më larg se shtëpia milionëshe e Musa Xhaferit populli i zakonshëm jeton në mjerim dhe mezi siguron ekzistencën.
Disa blloqe shtëpish të të varfërve ndodhet edhe shtëpia luksoze e Izet Mexhitit dhe ajo e Bujar Osmanit (FOTO LART), pak më larg ndodhet Shtëpia super-luksoze e Fatmir Besimit, po ashtu edhe disa nga 5 banesat e Teuta Arifit si dhe dhjetëra shtëpi funksionarësh dhe pagë-mbledhësish të BDI-së të pasuruar në kurriz të shqiptarëve.
Një thënie Popullore thotë:
“Nga fitimet e ndershme merr edhe djalli gjysmat. Nga fitimet e pista djalli merr edhe të zotin“

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item