PDSH-ja hyn në Qeveri pas zgjedhjeve?! VMRO-DPMNE nuk e mohon

VMRO-DPMNE nuk dëshiron t’i komentojë informacionet se PDSH hyn në Qeveri pas zgjedhjeve parlamentare, njofton Press24. Lideri i Parti...


VMRO-DPMNE nuk dëshiron t’i komentojë informacionet se PDSH hyn në Qeveri pas zgjedhjeve parlamentare, njofton Press24. Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi tashmë disa herë ka thënë se do të jetë pjesë e Qeverisë së re, që do të thotë se VMRO-DPMNE do ta ndryshojë partnerin e koalicionit, BDI-në, me të cilën kanë udhëhequr së bashku viteve të fundit.
“Nuk kam koment” ishte gjithçka që tha Drejtori i qendrës për komunikim i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski gjatë pyetjes nga gazetarët në lidhje me komentet e Thaçit.
Mundësitë që Thaçi të bëhet pjesë e Qeverisë së re është gjithnjë e më aktuale gjatë ditëve të fundit. Megjithatë, përpos deklaratave të Thaçit, VMRO deri më tani asnjëherë nuk ka komentuar se si do të jetë kabineti i ri i Gruevskit./Shqipmedia

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item