PDSH: BDI dhe Ali Ahmeti me postë kërcënojnë shqiptarët (VIDEO)

Bekim Fazliu sot në një press konferencë për shtyp ju bëri me dije të gjithë administratorvë, policëve, profesorëve, postierëve dhe t...


Bekim Fazliu sot në një press konferencë për shtyp ju bëri me dije të gjithë administratorvë, policëve, profesorëve, postierëve dhe të gjithë të punësuarëve që mos bien pre e shantazheve dhe kërcënimeve, se BDI as tash nuk është në pushtët dhe as që do të jetë mbas 27 prillit, njofton TetovaSot
Sipas Fazliut BDI-ja tenton  ti frikësojë  njerëzit, në variante të ndryshme duke ju dërguar sms porosi, dhe së fundmi me postë ju dërgojnë letra shqiptarëve, kjo është edhe një vepër penale se si postat e Maqedonisë vendosen në shërbim partiak, kjo është edhe një vepër penale e Ali Ahmetit, për keqpërdorim me të dhënat personale.
“Sot ju kanë dërguar qytetarëve shqiptar  këtë letër  në formë kërcënimi për të votuar BDI-në, ne apeloljmë postierët,nëse kërcënohet ndonjëri që  nuk i dërgojnë këto letra nëpër shtëpitë e shqiptarëve se do ti largojnë nga puna, tjenë të bindur se me datë 28 prill ne do ti kthejmë prap në punë.” Tha Bekim Fazliu kandidat për deputet nga rradhët e PDSH-së
Ai gjithashtu tha se po rriten presionet dhe kërcënimet nga ana e BDI-së dhe shfrytëzohen metoda nga më të ndryshmet, si shantazhe, presione dhe kërcënime, detyrojnë administratorët, dhe të gjithë të punësuarit, që të bëjnë lista, në të kundërtën ju kërcënohen se do ti nxjerin nga puna.
Për këtë situatë janë të informuar të gjitha përfaqsitë diplomatike të akredituara në Shkup u shpreh Bekim Fazliu.
Fazliu në fund tha se  në mënyrë të qetë dilni dhe me votën tuaj dënojeni BDI-në,  duke votuar PDSH-në, se me 27 Prill me fitoren e PDSH-së dhe kyçjen e saj në qeveri do të përfundojë edhe ankthi i shqiptarëve./Tetovasot/

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item