Para 50 vitesh në Evropë kishte kopshte zoologjike me njerëz (Foto)

Deri në pjesën e parë të shekullit XX në Evropë kishte kopshte zoologjike ku shfaqeshin njerëzit me ngjyrë. Ata u sollën nga Afrika ...


Deri në pjesën e parë të shekullit XX në Evropë kishte kopshte zoologjike ku shfaqeshin njerëzit me ngjyrë.

Ata u sollën nga Afrika për t’u shfaqur para qytetarëve evropianë, duke u trajtuar sikur sot që trajtohen kafshët e egra.
Në fund të viteve 1800, Evropa ishte e mbushur me, “kopshte zoologjike të njerëzve”, nëpër qytete si Paris, Hamburg, Barcelonë, Londër, Milano, dhe Varshavë .
Një ekspozitë e tillë nisi në Gjermani, nga Carl Hagenbeck, i cili e quajti “shfaqje e njerëzve”, duke i sjellë ata kryesisht nga ishujt aziatik. Në vitin në 1876, ai gjithashtu dërgoi një bashkëpunëtor në Sudan për të sjellë përsëri "kafshë të egra”, duke arritur sukses me ekspozimin e tyre në qytete si Paris, Londër dhe Berlin, transmeton reporteri.
Shfaqjet e tilla, që për sot janë absurditet, arritën kulmin e tyre në vitin 1889 duke u vizituar nga 28 milionë njerëz. Në Marsejë (1906 dhe 1922) dhe në Paris (1907 dhe 1931), këto shfaqje të njerëzve gjysmë të zhveshur, arritën të mbledhin deri në 34 milionë vizitorë në vetëm gjashtë muaj ekspozim. /Telegrafi/






Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item