Papa Francesco thyen rregullat, lan dhe puth edhe këmbët e femrave (foto)

Papa Francesco ka larë këmbët e 12 personave me aftësi të kufizuara dhe të moshuarve, mes tyre gra dhe jo të krishterë, në një ritual përpar...



Papa Francesco ka larë këmbët e 12 personave me aftësi të kufizuara dhe të moshuarve, mes tyre gra dhe jo të krishterë, në një ritual përpara Pashkëve, duke shprehur vullnetin e shërbimit ndaj të tjerëve si një “skllav”.
Vendimi i papës për të performuar këtë ritual të shenjtë mbi femra dhe persona të besimit mysliman, ka konfirmuar frymën e tij të thyerjes së rregullave që funksionojnë prej shekujsh tek të krishterët.
Rregullat e Vatikanit kërkojnë që rituali të bëhet vetëm tek burrat, meqenëse 12 apostujt e Jezusit ishin meshkuj. Por kryepeshkopi i Buenos Aires, Kardinali Jorge Mario Bergoglio e ka performuar edhe mbi femrat, një praktikë që vazhdon ta aplikojë edhe tani që është bërë papë.
“Jezusi bëri një veprim, një punë, shërbimin e një skllavi, një shërbyesi,” tha papa. “Dhe ai e ka lënë trashëgiminë e tij tek ne: Duhet të jemi shërbyes të një tjetri.”




Related

Botë 6880409010634154457

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item