Pajisja që do ta shndërrojë pluhurin në diamant (Video)

Imagjinoni një fshirëse gjigante me korrent, e cila e kap smogun, duke pastruar ajrin e ndotur të një qyteti të madh.  Deri tani, n...


Imagjinoni një fshirëse gjigante me korrent, e cila e kap smogun, duke pastruar ajrin e ndotur të një qyteti të madh. 
Deri tani, një projekt i tillë është ndërtuar në një shkallë të vogël, por dizenjatori holandez, Daan Roosegaarde, thotë se ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Pekinit për të testuar këtë prototip në një park qyteti vitin e ardhshëm.  
Parku do të ketë një kullë vakuumi në qendër, me filtra jonikë që gjurmojnë dhe eleminojnë grimcat e smogut duke nxjerrë ajër të pastër nga fletët e ventilimit. Një pajisje nëntokësore do të krijojë një fushë elektromagnetike për të tërhequr grimcat e pluhurit. 
Ka shumë pak qytete në botë që kanë nevojë më të madhe për pastrim sesa Pekini. Dekadat e zhvillimit industrial kanë krijuar një krizë mjedisore, të cilën drejtuesit e qytetit janë përpjekur ta adresojnë. 
Dizenjatori thotë se kjo teknologji do të ndihmojë në krijimin e hapësirave me ajër të pastër, të cilat do të lejojnë depërtimin e rrezeve të diellit. Në vend të humbjes së smogut, ai dëshiron që ta shndërrojë atë në diamante. Kjo ide bazohet në praninë e karbonit në përbërjen e pluhurit. Ideatori thotë se nëse karboni vendoset nën presion për dy ose tre javë, prej tij mund të krijohen diamante. 
Daan Roosegaarde ka pasur ide të çuditshme prej kohësh dhe ka punuar me projekte të ndryshme për riciklimin e energjisë në mënyra ta pazakonta. Për shembull, ai ka planifikuar krijimin e një rruge që karikon makinat elektrike, ose një dyshemeje që mund të prodhojë elektricitet kur dikush kërcen mbi të. 

Related

Video 8758173399369614347

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item