Oqean në një hënë të Saturnit, ndoshta nuk jemi të vetëm në hapësirë

Misioni “Cassini”,  i krijuar nga bashkëpunimi mes Nasa, Agjencisë Hapësinore Italiane dhe asaj Europiane, ka nxjerrë në dritë një zbu...


Misioni “Cassini”,  i krijuar nga bashkëpunimi mes Nasa, Agjencisë Hapësinore Italiane dhe asaj Europiane, ka nxjerrë në dritë një zbulim të pazakontë, të publikuar në Science: në Enceladus, njërën prej hënave të Saturnit, është gjetur një oqean që mund të “bujti” forma jete. “Rezultatet janë befasuese, edhe një propabilitet i vogël për të gjetur forma jete mund të ishte një rezultat i jashtëzakonshëm”, ka komentuar Luciano Iess, i universitetit Sapienza të Romës.
Enceladusi është një satelit relativisht i vogël, me një diametër mesatar prej 505 km, vetëm 1/7 e asaj të Hënës. Nëse vërtetë do të mbarte forma jete, me shumë mundësi do të përbëhej  nga mikrobe ose organizmash të afta të mbijetojnë në kushte ekstreme të jashtme.
“Nga kërkimet rezulton se në thellësinë prej 30-40 kilometra nën polin e Jugut të Enceladusit ekziston një masë uji e njëjtë me atë të liqenit të dytë më të madh në Tokë, i thellë 8 kilometra dhe shtrihet në Polin e Jugut, të paktën deri në gjerësinë 50 gradë”, ka shpjeguar Iess për Ansa, duke shtuar se fakti që oqeani ka një fund shkëmbor, tregon se uji është në kontakt me silikate: një ambient ku mund të ndodhin reaksione kimike interesante dhe potencialisht të pasura. Ka një qartësi se në atë oqean të fshehur mund të ekzistojë një ambient potencialisht i favorshëm për jetën”, ka thënë ai.
Nuk është hera e parë që në Enceladus, gjendet gjurmë uji. Në vitin 2006, sonda Cassini kishte zbuluar ekzistencën e ujit që vinte nga gejzeri, edhe atëherë ishte hedhur hipoteza se ekzistonte jetë në satelitin e gjashtë më të madh të Saturnit.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item