Obama luan futboll me robotin japonez (VIDEO)

I ftuar në muzeun e shkencës dhe inovacionit “Miraikan” në Japoni, presidenti amerikan ka hasur një sfidant të papritur. Në vijim t...


I ftuar në muzeun e shkencës dhe inovacionit “Miraikan” në Japoni, presidenti amerikan ka hasur një sfidant të papritur.
Në vijim të vizitës së tij në Japoni, sot presidenti amerikan Barack Obama ka pasur kontakt direkt me teknologjinë e fundit japoneze, përfshi edhe një sfidë me robotin humanoid të quajtur “ASIMO”.
I ftuar në muzeun e shkencës dhe inovacionit “Miraikan”, kreu amerikan i shtetit ka pasur edhe një bisedë në anglisht me robotin.. “Gëzohem që ju takoj – ka thënë ASIMO përmes një zëri elektronik -. Unë mund të godas gjithashtu edhe një top futbolli”.
Ndërkohë që Obama i është kthyer: “OK, eja na e trego!”. ASIMO (Advanced Step in Innovative Mobility) e ka pranuar sfidën dhe me veprimet e tij ka lënë të habitur Obaman, të cilit i tregoi edhe sesi ka mësuar të kërcejë.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item