Nis epoka e aeroplanëve elektrikë

Në një të ardhme jo të largët do të mund të udhëtoni me aeroplanë elektrikë. Kompania europiane AirBus është duke zhvilluar një projek...


Në një të ardhme jo të largët do të mund të udhëtoni me aeroplanë elektrikë. Kompania europiane AirBus është duke zhvilluar një projekt ambicioz për një avion pasagjerësh 70 deri në 90 vendësh, i cili në vend të karburantit do të përdorë energji elektrike të akumuluar në bateri. Sipas gjigandit të aeronautikës, ky tip avioni mund të jetë i gatshëm për t’u tregtuar pas një periudhe 15 deri në 20-vjeçare.
Koncepti teknologjik në ndërtimin e mjetit fluturues është i ngjashëm me atë që përdoret aktualisht në prodhimin e automjeteve me bateri. Për të arritur deri në modelin përfundimtar, AirBus ka ndërtuar një avion të vogël me dy motorë elektrikë, të cilin e ka quajtur E-Fan. Prototipi 2-vendësh ka madhësi krahësh rreth 9.5 metra është i tëri i prodhuar me fibra karboni, peshon 550 kilogramë dhe është i aftë të fluturojë për rreth 30 minuta me një shpejtësi maksimale deri në 177 kilometra në orë. Avioni ka të instaluar disa bateri të gjeneratës së fundit me lithium.
Prezantimi i kësaj risie është bërë 24 orë më parë në aeroportin francez të Merinjakut, ndërsa linja e ndërtimit të tij ndodhet në Bordo. AirBus thotë se ky avion mund të përdoret gjithashtu edhe për trajnimin e pilotëve dhe për akrobaci ajrore. Por kompania gjigande europaine ka refuzuar deri më sot të deklarojë shifrat që ka investuar në këtë projekt ambicioz.

Related

Teknologji 3415447824115651349

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item