Në ndjekje të të dashurit mashtrues

Një 52-vjeçare amerikane është në ndjekje të ish-të dashurit të saj prej 20 vjetësh. Arsyeja nuk është dashuria e madhe, por një shumë e...

Një 52-vjeçare amerikane është në ndjekje të ish-të dashurit të saj prej 20 vjetësh. Arsyeja nuk është dashuria e madhe, por një shumë e madhe parash, të cilën ai ia ka marrë me pretekstin se do të realizonte një projekt të rëndësishëm.
20 vjet më parë, Katherine Underwood është mashtruar nga i dashuri, Budimir S. Drakuliç, i cili e gënjeu se po punonte si inxhinier për një projekt të rëndësishëm për shtetin amerikan dhe i mori një shumë të konsiderueshme parash, duke e lënë pa asnjë qindarkë.
Kur e kuptoi se ishte mashtruar rëndë, Katherine e paditi Drakuliç për mashtrim dhe e fitoi gjyqin. Ai duhej t’i kthente gruas 1.6 milion dollarë, por kjo nuk ndodhi asnjëherë, pasi nuk u gjet asnjë llogari bankare në emër të tij.
Në pamundësi për të paguar një detektiv privat, Katherine u vu në kërkim të tij, një kërkim që vijon prej dy dekadash.
Në këto 20 vite asaj i është dashur të udhëtojë e të maskohet në mënyra të ndryshme për të gjetur ish–të dashurin mashtrues, por fatkeqësisht ajo ka mundur ta shohë 1 herë të vetme, pa pasur mundësinë të zbulojë më shumë rreth tij.
Ajo thotë se nuk do të ndalet derisa të rimarrë paratë e saj. / G.S. / Daily Mail

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item