NATO: Rusia po bëhet gati për të pushtuar Ukrainën

Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s thotë se Rusia po bëhet gati për të pushtuar Ukrainën dhe se ajo mund të "realizojë ...


Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s thotë se Rusia po bëhet gati për të pushtuar Ukrainën dhe se ajo mund të "realizojë synimet e saj" prej tre deri në pesë ditë.

Philip Breedlove, gjenerali i forcave ajrore amerikane dhe komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s, ka thënë se kjo organizatë ka vërejtur lëvizjet e Ushtrisë ruse në natën mes të martës dhe mërkurës, por se këto lëvizje nuk kanë sugjeruar se ata po tërhiqen, raporton Sky News, transmeton Telegrafi.
Situatën në kufirin ukrainas-rus Breedlove e ka vlerësuar "shumë alarmante", sepse Rusia ka ushtri të mjaftueshme në kufi për të hyrë në Ukrainë.
Në Bruksel janë takuar ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s, që kanë kërkuar nga Breedlove të paraqes një paket përforcimesh të forcave tokësore, ajrore dhe detare, me të cilat do të qetësonin aleatët e shqetësuar në Evropën Lindore. Afati që ia kanë dhënë është 15 prilli i vitit 2015. /Telegrafi/

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item