Migrena dhe dhimbjet e kokës, si shërohen

Dhimbjet e shpeshta të kokës në pamje të parë mund të mos duken shqetësuese dhe një ilaç i momentit mund t’i qetësojë, por çdokush që ka dhi...


Dhimbjet e shpeshta të kokës në pamje të parë mund të mos duken shqetësuese dhe një ilaç i momentit mund t’i qetësojë, por çdokush që ka dhimbje të kokës ose kriza, me shumë mundësi vuan nga migrena. Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, kjo sëmundje ka pasur tendencë rritjeje, për faktin se është e trashëgueshme. Katër nga pesë vuajtës nga migrena kanë histori familjare me këtë sëmundje. Nëse njëri prind vuan nga migrena, fëmija ka 50 për qind gjasa që ta zhvillojë atë, ndërsa nëse të dy prindërit vuajnë nga migrena, atëherë rreziku rritet në 75 për qind.

Shenjat
Përafërsisht, 12 orë para sulmit të migrenës zakonisht lajmërohen shenjat e para, siç është dëshira për një ushqim, për shembull, çokollatë. Njerëzit atëherë gabimisht mendojnë se çokollata ishte ajo që kishte sulmuar dhimbjet e kokës së migrenës, thekson mjeku britanik dr. Endru Doson. Shenjat se migrena po afrohet janë shija metalike në gojë, si dhe urinim të tepërt apo mërzitje të shtuar. Atëherë duhet shtuar qarkullimi i gjakut në tru, duke konsumuar një kafe ekspres të fortë, një gotë ujë, si dhe të ushtroni për 20 minuta. Lëngjet shtojnë qarkullimin e gjakut, ndërsa kafeina dhe ushtrimet shpejtojnë punën e zemrës, si dhe shtojnë qarkullimin në tru. Kjo mund të ndalë apo të paktën të zbutë sulmin e migrenës. Ndikim të njëjtë kanë edhe ilaçet beta-bllokatorë, të cilët përmirësojnë qarkullimin dhe shpesh përdoren për shërimin e migrenës. Buka apo biskota e lyer me mjaltë ndihmojnë që dhembjet e kokës që pasojnë pas pijes së tepërt të kalojnë më lehtë, thekson Dalia Kempell. Kjo ndodh për shkak se fruktoza, sheqeri natyral, rrit shkrirjen e alkoolit në trup. Burime të mira, po ashtu, janë edhe mollët, qershitë, rrushi dhe domatet.

Gratë
Gratë, ndryshe nga burrat, vuajnë nga një numër më i madh patologjish kronike dhe dhembjesh më të forta. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga fondacioni “Pfizer”, i publikuar gjatë punimeve të kongresit ndërkombëtar “Traditional and innovative approches to pain”, promovuar nga Universiteti i Sienës dhe nga “Royal Society of Medicine” e “The European Medical Association”. Për shumë tipa dhembjesh kronike, si p.sh. migrena, dhembja e kokës, dhembjet muskulore dhe të kockave, artriti reumatizmal. Gratë preken më shpesh se burrat e për disa patologji ndiejnë dhembje më të forta, më të shpeshta dhe për një kohë më të gjatë. Patologjitë kronike janë më të përhapura te gratë janë 23, ndërsa te burrat vetëm 11. Gjithsesi, kjo ndjeshmëri e madhe te gratë fsheh dhe një aspekt pozitiv. Sipas Karen Berkley, docente në “ Florida State University”, “dhembja na paralajmëron për rrezikun dhe na kujton se duhet të bëjmë diçka”. Në thelb, ndjeshmëria më e madhe ndaj dhembjes, tipike për gratë, mund të jetë intensive si një mekanizëm mbrojtës që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të tyre. Në këtë kuptim, t’i përgjigjesh dhembjes mund të mos konsiderohet dobësi, por një forcë përshtatëse. “Ndaj kësaj ndjeshmërie “konkurrojnë” disa faktorë të ndryshëm”, – ka shpjeguar Berkley. Ndryshime hormonale, anatomike, në eksperiencat njohëse dhe emocionale relative ndaj dhembjes dhe ndaj mënyrës se si ta përballojnë, ndryshime ndaj përgjigjes ndaj dhembjes.

Mjeku
Kush vuan më shumë se dy kriza në muaj, atëherë i rekomandohet përdorimi i terapive mbrojtëse për disa muaj, qëllimi i të cilave është rrallimi i krizave. Këtu mund të përmendim preparate si antiodepresivë triciklikë, betabllokues etj. Trajtime me betabllokues mund të ndihmojnë të parandalojnë dilatatimin (zgjerimin e enëve të gjakut), antidepresivët mbajnë metabolizmin e trurit në kontroll dhe triptanët rrisin nivelin e serotonins, një neurotejçues në tru.

Migrena, rrezik për vetëvrasje
Disa studime e kanë lidhur migrenën me një rrezik të shtuar për tentim vetëvrasje dhe madje edhe me kompletim të vetëvrasjeve. Rreziku mund të jetë më i lartë në mesin e njerëzve me migrenë me aurë ose simptoma si shkrepje drite dhe simptoma të tjera sensore, të cilat mund ta shoqërojnë kokëdhimbjen. Nuk është e qartë se pse migrena dhe vetëvrasjet janë të lidhura, por ekspertë thonë se depresioni dhe migrena ndajnë të njëjtën biologji.

Barnat përkeqësojnë migrenën
Edhe pse barnat janë të destinuara për të ndihmuar lehtësimin e dhimbjeve të migrenës, në disa raste kjo strategji mund të kthehet në efekt të kundërt. Përdorimi shumë i shpeshtë i barnave të migrenës mund të rezultojë në atë që njihet si “kokëdhimbje nga përdorimi i tepërt i barnave” dhe shpejt ta përkeqësojë gjendjen. Kjo lloj kokëdhimbje mund të ndodhë me barna të ndryshme, përfshirë narkotikët, paracetamolin, barnat anti-inflamatore josteroidale (si ibuprofeni) dhe triptanet, një grup barnash të përdorura në mënyrë të veçantë për të trajtuar migrena. Zgjidhja? Përpiquni të mos përdorni barna të migrenës ose lloje të ndryshme të barnave që merren pa recetë, për më shumë se dy herë në javë.

Stresi mund të shkaktojë migrenën
Nëse ju mendoni se përfundimi i punëve, provimeve ose ndonjë prezantimi të rëndësishëm në punë do ta reduktojë migrenën, mund të gaboheni. Kërkuesit amerikanë kanë gjetur se rreziku për migrenë rritet për 20 për qind te njerëzit të cilët kalojnë nga një gjendje dëshpërimi ose nervoze në gjendje të lumtur ose të relaksuar. Këto shfaqje të migrenës mund të shkaktohen nga rëniet e shpejta dhe të theksuara të hormoneve. Si të reduktoni gjasat për migrenë të kësaj natyre? Përpiquni të shmangni kulmet e stresit në radhë të parë. Nëse jeni në ditët ose javët e fundit të ndonjë ndodhie, bëni ca joga ose bëni shumë pauza.

Seksi nxit migrenën
Kjo është e vërtetë. Mundi i madh fizik, përfshirë aktivitetin seksual dhe ndonjëherë edhe vetëm nxitja seksuale, mund të shkaktojë migrenë. Normalisht kjo lloj migrene është më e shpeshtë te meshkujt e moshës së mesme dhe, fatmirësisht, largohet me kalimin e moshës. Një zgjidhje më e dukshme është të shmangni aktivitetin seksual, por ka edhe mënyra më të lehta për të parandaluar migrenën. Disa mjekë përshkruajnë barna të presionit të gjakut, të njohura si beta-bllokator, për të parandaluar migrenën. Por, kini parasysh se disa studime të tjera tregojnë se seksi në fakt mund ta lehtësojë migrenën.

Migrena vjen nga fryma e fuqishme
Përveç lagështirës dhe temperaturës barometrike, disa njerëz betohen se një frymë e rëndë qëndron prapa nxitjes së migrenës te ta. Së paku një studim shkencor mbështet këtë. Kërkimet kanadeze kanë gjetur një rrezik të shtuar për migrenë në ditët që paraprijnë frymës “chinook” (lloj fryme e ngrohtë karakteristike për Amerikën Veriore), si dhe në ditët kur fryma kalon 23 milje në orë. Në përgjithësi rreth gjysma e personave që vuajnë nga migrena janë të ndjeshëm në faktorë të motit, si temperatura, lagështia dhe presioni barometrik, sipas një studimi tjetër.

Related

Shëndet & estetikë 4131603467682224439

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item