Maqedonasit votojn me lеtër njoftime false në Tiranë (VIDEO)

TIRANE – Partitë politike maqedonase duket se janë përgatitur mirë për procesin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Faktin e...


TIRANE – Partitë politike maqedonase duket se janë përgatitur mirë për procesin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Faktin e tregon prania e shumë autobusëve me zgjedhës nga Maqedonia, që kanë sjellë në Tiranë dhjetëra votues një pjesë e madhe edhe minoritet shqiptaro-maqedonas nga komuna e Pustecit në Korçë. Këta të fundit për të votuar dorëzonin kartat shqiptare të identitetit dhe pasi pajiseshin me karta maqedonase, ngjiteshin për të votuar.
 Televizioni “A1 Report” duke ndjekur nga afër procesin, zbuloi skemën e votimit e cila organizohej për të rritur artificialisht numrin e votuesve të diasporës nga ana e partive maqedonase. Zyrtarë të ambasadës maqedonase në Tiranë, për të mos lejuar mediat të filmonin në brendësi zhvillimin e procesit, na thanë se duhej akreditim i posaçëm nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Shkup. Por të tjerë punonjës ambasade kësaj here shqiptarë, e konsideruan procesin si të manipuluar nga ana e qeverisë së Shkupit.
Norik Selimi, i deleguar në ambasadë nga KQZ : Kemi informacione të sigurta të dokumentuara ku bëhet një keqpërdorim i fotos, blerje e votës ku në një nga lokalet përball ambasadës persona të caktuar dorëzojnë kartat e indentitetit të Shqipërisë në zevendesim me ato të Maqedonisë dhe për sherbimin e tyre ato shpërblehen me pagesë dhe kjo bëhët nga partitë maqedonase të cilat aty përball qëndrojnë dhe bëjnë pagesen e këtyre
Sa është pagesa?
Norik Selimi, i deleguar në ambasadë nga KQZ: Unë nuk mund ta di, informacionet janë që po bëhët një tregti votash dhe informacionet që kemi nga vëzhguesi që kemi të dokumentuara janë që kjo po ndodh përball ambasadës
Ambasada e Maqedonisë në Tiranë hapi dyert e saj duke nisur procesin e votimit rreth orës 08:00. Ndërkohë, në një hotel në afërsi të saj në Rrugën e Kavajës, dhjetëra shtetas nga komuna e Pustecit bënin ndryshimin e kartave para votimit. Nga sa mësuam, ky proces bëhej edhe kundrejt një pagese për çdo votues.

Related

Video 3414903693651892020

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item