Loja e errët e një miliarderi

Rinat Akhmetov është pronari i qymyrit në Donetsk. Ndërmjetësimi i papritur i tij mes aktivistëve pro- rusë në Ukrainën lindore dhe qeverisë...

Rinat Akhmetov është pronari i qymyrit në Donetsk. Ndërmjetësimi i papritur i tij mes aktivistëve pro- rusë në Ukrainën lindore dhe qeverisë, parandaloi një gjakderdhje. Tani të gjithë po pyesin se përse e bëri këtë veprim
Nga Moritz Gathmann,Der Spiegel


Në katin e 12- të godinës së administratës rajonale në Donetsk janë mbledhur një grumbul burrash, që janë përgjegjës për të ashtuquajturën “Republika e Donetsk-ut”. Që prej dy ditësh ata e kanë pushtuar këtë godinë. Të hënën shpallën republikën. Edhe në Lugansk janë të pushtuara godinat e qeverisjes vendore. Në Kharkiv, trupat e Ministrisë së Brendshme arritën që të pastrojnë godinat nga protestuesit.
Diskutimeve u vë kapak një i ri, i quajtur Vadim Chernakov. Ai është ngjitur në krye të pushtuesve.
“Ne duhet të sigurojmë sa më shpejt republikën tonë, ndryshe nuk do kemi mbështetjen e Rusisë”.
Por ai nuk ka mbështetjen e të gjithë njerëzve të tij. “Tradhtar”, e thërrasin disa. Ata e akuzojnë se ka bërë bisedime me zëvendëskryeministrin Vitali Jarema. “Ne shmangëm kështu një sulm,” justifikohet Chernakov.
Por zemërimi i këtyre njerëzve nuk është me djalin e ri përpara tyre, por me miliarderin Rinat Akhmetov, që ka ndërmjetësuar bisedimet.
“Para pak muajsh, Akhmetov kërcënoi shefat e minierave të tij se do pushonte nga puna këdo që shkonte në protesta,” shajnë dy ish- minatorë nga rajoni i Donetsk.
Miliarderi 47- vjeçar, Akhmetov u shfaq mbrëmjen duke u gdhirë e marta në godinën e qeverisjes vendore dhe nisi të fyente.
“Lufta nuk është zgjidhje. M… dreqi, nëse do derdhni gjak nesër, do bëhet më mirë?,”pyeti ai. “Duhet të flasim në mënyrë që të dëgjohet zëri i rajonit të Donbasit”.
Ai shoqërohej nga një grup emisarësh të zëvendëskryeministrit Jarema, që po përgatiteshin për spastrimin e godinës.
Miliarderi Akhmetov është i njohur për pronësinë mbi klubin Shakhtar Donetsk, që luan në Champions League. Vetë ka qenë deputet në Rada-n ukrainase, por nuk shkoi praktikisht kurrë aty.
Milionin e parë e bëri në fillim të viteve ’90 me tregtinë e qymyrit. Shpesh mediat raportojnë për lidhjet kriminale të tij, por në çdo rast avokatët e tij përgatisin padi. Në total mendohet se ka 15 miliardë dollarë pasuri. Portofoli i tij përfshin që nga qymyri, çeliku, mediat dhe një ekip i famshëm futbolli. Në perandorinë e tij punojnë 300 mijë njerëz, shumica nga rajoni i Donbasit.
Që kur ai u shfaq si shpëtimtar për të shuar protestat, ka spekulime se përse e ndërmori këtë hap: për të treguar se di të zgjidhë vetë situatën? Do të forcojë kështu pozicionin e tij ndaj Kievit? Apo atë e mbështet Moska?
Industrialisti e ka bërë të qartë se ai nuk mbështet në asnjë mënyrë ndarjen e Ukrainës lindore.
Biznesi i tij varet nga Rusia, por edhe nga Perëndimi.
Politologu Andrejt Jermolajev thotë se ky është një skenar i hartuar nga Akhmetov dhe kandidatja presidenciale, Yulia Tymoshenko.
“Po luhet një komedi,” beson ai. Akhmetov do paraqitet si një mbrojtës i njerëzve të thjeshtë në Ukrainën lindore, kurse Tymoshenko si një kandidate që parandaloi ndarjen e Ukrainës.
Të martën, parlamenti i kontrolluar nga partia e Tymoshenko votoi për të forcuar masat ndaj atyre që kërcënojnë integritetin e vendit. Separatistët rrezikojnë deri në 15 vjet burg.

Related

Shtypi i huaj 7088444933026285407

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item