“Komandanti suprem” i ushtrisë së tradhtuar dhe braktisur

Shkruan: Veton Ibrahimi Ky “komandanti suprem” i ushtrisë së tradhtuar dhe braktisur, që na e paska shpërbë Jugosllavinë, e paska kafshatë t...

Shkruan: Veton Ibrahimi

Ky “komandanti suprem” i ushtrisë së tradhtuar dhe braktisur, që na e paska shpërbë Jugosllavinë, e paska kafshatë të lehtë çdonjërin që i dilka në mejdan!
Ky “komandanti” i ushtrisë së tradhtuar deri në palcë, na flet sot për shpërbërjen e Jogosllavisë?!
Për cilën Jugosllavi po flet zotrote, për Jugosllavinë e Bozidar Spasiçit?!
Atë që e shpërbëtë bashkë me Bozidar Spasiçin duke i likuiduar vllëzerit Gërvalla dhe Kadri Zeka?!
Për atë Jugosllavi në të cilën ti deri në vitin 2001 kishe mbiemrin me ” pridavkën “SKI”?!
Leri pallavrat demagogjike dhe tregoju shqiptarëve;
Pse gjuha shqipe edhe 12 vjet pas luftës që ti e tradhtove, ende nuk është gjuhë zyrtare?!
Pse flamurin shqiptarë e shëndrruat në leckë dhe jo në simbol kombëtar?
Pse edhe sot e kësaj dite nuk kemi ligj për ushtarët e vërtetë të cilët kan problem me bukën e gojës?! Se ata të “operativës” tënde t’u kan bë të gjithë milionera bashkë me ty!!!
Pse i tradhtove ushtarët e vërtete dhe i shëndrrove nga krenaria e kombit në njerëz pa dinjitet?!
Pse ata ushtarë që nuk t’u nënshtruan ty dhe banadave t’ua, u vranë gjatë natës dhe ditës ju shkonit në varrim?!
Pse i gënjyet shqiptarët se do t’i çlironit dhe i tradhtuat të gjithë ata idealistë?!
O “komandant” i ushtrisë së tradhtuar, që sot stë ka mbet asnjë ushtar i vërtetë dhe idealist, por të kanë rrethuar hajnat dhe kriminelët, sepse ushtarët e vërtetë ose janë vrarë ose janë tradhëtuar deri në palcë dhe jan mbushur burgjet plot, ka një dallim esencial mes teje dhe Gjeneralit të ushtrisë së vdekur.
Gjeneralit të ushtrisë së vdekur të Ismail Kadaresë, ushtrinë ia vrau pala tjetër, por ai u kthye dhe i kërkonte minimumi eshtrat e tyre.
Ti o “komandant” i ushtrisë së tradhtuar, i vrave vet ushtarët më trima, i mbushe burgjet plot dhe nuk ke pikën e turpit e as përgjegjsisë se familjet e dëshmorëve nuk kan as buk të hanë, dhe ti gjen guxim e na çet çallëma se na e paske shpërbë Jugosllavinë!! Na flet se e paske kafshatë të lehtë?!
Që ju e keni kafshatë të lehtë ka 10 vite që duket sheshit, ndërsa tashmë ka fillu ti vjen edhe era. Po qelbeni o “komandant” i ushtrisë së tradhtuar, sepse asgjë të mirë nuk keni bë për shqiptarët!
Keni bë shumë për vete edhe ata që ju rrethojnë, ua kan qorru sytë korrupcioni dhe paratë e tenderave saqë me skeni mbet as për mejdan me pula, e jo për mejdane tjera.
Mejdanin tuaj e panë shqiptarët dhe po e shohin dhe përjetojnë çdo ditë, se si rrihen, si vriten, si malltretohen dhe se si ju krekoseni si gjeli ne pleh vetëm në kohë kampanjash, me spote të qëndisura dhe salla të mbushura me para të korrupcionit. Ky është mejdani juaj?!
Jo “komandant” i ushtrisë së tradhtuar, ju skeni qenë kurrë i mejdaneve dhe nuk jeni as sot.
I vetmi mejdan i mbetur për ju “komandant” i ushtrisë së tradhtuar është t’i kërkoni falje shqiptarëve për idalin e nëpërkëmbur deri në tradhti historike, dhe të largoheni me kokën ulur.
Tjetër soj janë ata të mejdaneve. Ata as nuk shiten e as nuk blihen. Ata nuk vrasin pas shpine. Ju “komandant” i ushtrisë së tradhëtuar nuk jeni i atij soji.

Related

Opinione 2441592961330116657

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item